Gabriel Rejes është ndihmës/trajneri i Tiranës. Ai është përzgjedhur nga vetë trajneri Hulian Rubio dhe pritet që ditën e nesërme ditën e nesërme të zbarkojë në kryeqytet. Rejes do të kryejë më së shumti detyrën e përgatitësit atletik për të cilin është specializuar, por edhe rolin e ndihmësit të parë të teknikut spanjoll. Ky i fundit ka punuar me Hulian Rubio te Betis ndaj edhe është përzgjedhur nga ky i fundit si një person i besuar. Veç tij, Tirana mund të ofrojë edhe një ndihmës shqiptar pranë pankinës së spanjollit. Ndërkaq, Tiranës nuk i mjafton vetëm Ilion Lika. Sipas informacioneve që vijnë nga kampi bardheblu, mësohet se trajneri spanjoll Hulian Rubio i ka kërkuar presidentit Refik Halili edhe një portier tjetër, i cili të mund të pranojë fillimisht të ulet në stol në rolin e zëvendësit të Likës, dhe pse jo edhe të provojë që t’i marrë këtij të fundit vendin e titullarit, nëse do të arrijë. Momentalisht, Tirana ka Enkel Dautin, portierin e të rinjve që bën zëvendësin e Likës, por trajneri spanjoll ka kërkuar më shumë garanci te porta.











