Gëlltit unazën për të fejuarën. Ruhet nga policia sa ta nxjerrë

May 12, 2012 | 17:30

TIRANE- Gelltit ne stomak unazen e shtrenjte zgjedhur per te fejuaren ne nje nga argjendarite e Tiranes, por nuk shpeton paq.

Prej shume oresh ndodhet ne mbikeqyrjen e policise ne komisariatin nr 3 per te nxjerre jashte permes jashteqitjes unazen e me pas te pergjigjet per grabitjen e vecante.

Ngjarja ka ndodhur nje dite me pare ne nje argjendari ne rrugen e Durresit, kur vajza qe e shoqeronte i terhoqi vemendjen shitesit dhe 27 vjecari erion Cerriku e kaperdiu shpejt e shpejt.

Behej fjale per nje unaze shume te shtrenjte, ndaj argjendari e denoncoi ngjarjen ne polici, e cila pas kerkimeve beri edhe ndalimin e te akuzuarit.

© Panorama.al

Te lidhura