Vizitoi Belerin në burg, ministri grek: Duam që drejtësia shqiptare të respektojë prezumimin e tij të pafajësisë, Himara e vetmja bashki në Europë ku…

Nov 21, 2023 | 17:22
SHPËRNDAJE

Ministri grek i Shtetit, Stavros Papastavrou, ka qenë sot në Shqipëri dhe është takuar me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg që prej 12 majit të këtij viti, pasi akuzohet për blerje votash.

ministri grek

Pas takimit me Belerin, Papastavrou foli dhe për mediat ku tha se në Himarë nuk po zbatohet parimi i sovranitetit të popullit, ndërsa theksoi se është e vetja bashki në Europë ku kryetari i zgjedhur mbahet në burg, ndërsa ai që nuk fitoi qëndron në detyrë

“Sapo pashë në burg kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Heimarë Fredi Beleri, i cili ndodhet në paraburgim prej 7 muajsh. Kohët janë padyshim të vështira dhe kjo është arsyeja pse doja të isha këtu.

Fatkeqësisht, në Himarë ende nuk është zbatuar parimi i sovranitetit popullor.

Është e vetmja Bashki në të gjithë Evropën, ku kryebashkiaku i skualifikuar vazhdon të ushtrojë detyrën, ndërsa kryetarit të zgjedhur i hiqet e drejta demokratike për të bërë betimin.

Ne qëndrojmë me Fredi Belerin për të drejtën e tij për një gjykim të drejtë, i cili vazhdon nesër.

Duam që prezumimi i tij i pafajësisë të respektohet plotësisht nga Drejtësia Shqiptare.

Duhet të gjendet një zgjidhje e drejtë, brenda kornizës evropiane, shtetit ligjor dhe parimit të fqinjësisë së mirë, për të rikthyer normalitetin demokratik në Himarë”, ka thënë ai.

 

403618871_226349120474818_7751339615874158276_n-1024x576 403607035_3606794619532415_1092525156079014126_n-1024x576 387326364_3235413350086320_3564941495756934997_n-1024x576

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura