Rama në Bruksel/ Kryeministri takohet me Presidentin e ri të Këshillit Europian, Antonio Costa

Dec 3, 2024 | 17:22
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku është takuar me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa.

rama

Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook foto nga takimi me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Presidenti i ri i organizon sot një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku do  të marrin pjesë edhe krerët e rinj të BE-së, Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim.

Gjithashtu në Bruksel sot ndodhen edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç si edhe  kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski.

Ky takim vjen para zhvillimit të samitit mes shteteve të BE-së dhe atyre të rajonit që mbahet më 18 Dhjetor në kryeqytetin belg. Pasardhësi i Charles Michel synon përshpejtimin e procesit të integrimit europian të rajonit tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura