Ambasada britanike:Pagesat për vizat,tani online

Jun 6, 2012 | 19:33

TIRANË- Të gjithë shqiptarët e interesuar për vizë britanike, duke nisur prej datës  11 Qershor të këtij viti do të aplikojnë online, ndërkohë që edhe pagesat për tarifat e vizës do të bëhen po online në euro.

Lajmin e ka bërë publik vetë Ambasada Britanike në Tiranë duke dhënë sqarime rreth procedurës që do të ndiqet.

“Aplikanti duhet te plotesoje formularin dhe te kryej pagesen online perpara se te paraqitet ne Zyren e Vizave ne Tirane per te dorezuar nje kopje te printuar te formularit dhe t’i nenshtrohet procedures biometrike (shenjat e gishterinjve dhe fotografi)”- thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sipas saj, takimet per te dorezuar aplikimin per vize duhet te rezervohen nepermjet kerkeses me e-mail (drejtuar Zyres se Vizave) ne adresen [email protected]. Ndërkohë që kerkesa per takim duhet te dergohet pasi te jete plotesuar formulari online dhe te jete kryer pagesa online.

Ambasada thekson se zyra e Vizave ne Tirane do te pranoje aplikime per vize vetem nese ato jane plotesuar online dhe vetem nese pagesa e tarifes se vizes eshte kryer online ne monedhen Euro.

“Kjo behet ne kuadrin e nje skeme me te gjere qe do t’i jape mundesi te gjithe klienteve tane te plotesojne formularet dhe te paguajne per tarifen e vizes online brenda periudhes 2013/2014”- theksohet në njoftim.

© Panorama.al

Te lidhura