
TIRANE- Presidenti Bamir Topi ka ngushelluar homologun e tij italian, Xhorxho Napolitano per viktimat e termetit qe goditi dje Veriun e Italise.
Permes nje mesazhi, Topi ka shprehur ngushellimet ne emer te tij dhe te popullit shqiptar per viktimat e termetit. Goditja e djeshme shkaktoi 16 viktima, 300 të plagosur dhe shume deme materiale.
“Në emrin tim dhe të popullit shqiptar, dëshiroj t’ju shpreh Juve ngushëllimet më të ndjera, në radhë të parë për familjet e viktimave dhe të të humburve si dhe për popullin mik italian. Shpreh gjithashtu edhe solidaritetin e popullit shqiptar me të gjithë italianët që u prekën nga kjo tragjedi, duke shpresuar që pasojat e dëmeve do të kapërcehen në një kohë sa më të shkurtër.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.
© Panorama.al











