TIRANE- Gjykata e Lartë ka pranuar kerkesen e avokateve te ish-zv kryeministrit, Ilir Meta, per transkriptin e video pergjimit me Priftin, por ka rrezuar kerkesen e tyre qe videoja Prifti-Beqiri te sherbeje si prove ne procesin hetimor.
Ne seancen e sotme avokatët e Metës kanë kërkuar që në këtë proces të dëshmojë dhe ish-zëvendësministri, Leonard Beqiri në lidhje me akuzat që ka bërë Prifti për ish-zëvendëskryeministrin. Kerkese qe u rrezua nga trupi gjykues.
Seanca parashikur te niste ne oren 10.00 u shty per shkak te gjendjes jo te mire shendetesore te njerit prej gjyqtareve.
Ne te pritet mes deshmitareve te tjere, edhe ajo e Dritan Priftit, i cili është dhe personi që realizoi video-përgjimin, pas te cilit nisen edhe hetimet. Ai ka mberritur rreth ores 10.55 ne Gjykaten e Larte, duke qene se eshte i thirrur si deshmitar.
Vete Meta, i ka deklaruar Gjykatës së Lartë vullnetin që gjykimi ndaj tij për akuzën e “korrupsionit” në këtë gjykatë të mos pushohet për çështje procedurale. Ai ka akuzuar prokurorine se po vepron si nje celule politike, duke shtuar se veprimi i saj synon demtimin e tij dhe te forces qe ai drejton. Duke reaguar pas vendimit te Gjykates se Larte, ne nje deklarate per mediat, Meta theksoi se Prokurorise i duhet nje reforme serioze, sepse “me veprimet sandaloze po shkaktohen jo vetëm probleme politike, por edhe sociale”.
“Prokuroria nuk ka patur qëllim të zbardhë çështjen, por ka vepruar kundër vetëm për arsye elektorale. Prokuroria ka shpërdoruar dhjetëra mijëra dollarë për ekspertiza të qëllimshme, të paligjshme dhe të pavlefshme”, tha Meta.
Sipas tij, organit të akuzës i është ndaluar të zbardhte të vërtetën, sepse nuk mund të dilte e vërteta para zgjedhjeve të 8 majit.
Kronologjia e seances se shkuar
. Gjykata shpall vendimin e ndërmjetëm për kërkesat paraprake:
. Rrëzohet kërkesa për pushimin e gjykimit
. Rrëzohet kërkesa për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të veprimeve hetimorë për shkak të tejkalimit të afateve
. Pranohet kërkesa për pavlefshmëri relative dhe papërdorshmëri të akt-ekspertimeve të ekspertit amerikan dhe anglez
. Rrëzohet kërkesa për pavlefshmëri të video-regjistrimit të Priftit
. Gjykata nuk shprehet për kërkesën për papërdorshmëri të provave materiale
. Rrëzohet kërkesa për papërdorshmëri të deklarimeve të Dritan Priftit
. Gjykata deklaron të hapur shqyrtimin gjyqësor në ngarkim të të pandehurit Ilir Meta.
. Prokurori paraqet kërkesën për gjykim dhe kërkesën për prova të organit të akuzës. I kërkon gjykatës lejimin e kryerjes së një akt-ekspertimit të ri për videon.
. Avokati paraqet parashtrimet hyrëse dhe kërkesën për prova. Pranon pretendimin e Prokurorisë për kryerjen e një akt-ekspertimit të ri të videos.
. Gjykata, pas tërheqjes në dhomën e këshillimit pranon kërkesën për akt-ekspertim. Ekspertët do të caktohen nga gjykata në një moment të mëvonshëm.
. Gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë për radhën e paraqitjes së provave në proces. Pranohet nisja e shqyrtimit të provave me dëshmitarë.
. Gjykata ndërpret seancën dhe cakton zhvillimin e seancës së radhës në 22 korrik 2011, ora 10:00.
© Panorama.al











