VIDEO/ “Uji është i pastër’- Në pritje të nisjes së Lojërave Olimpike, kryetarja e bashkisë së Parisit noton në lumin Sena

Jul 17, 2024 | 13:41
SHPËRNDAJE

Kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, notoi të mërkurën në lumin e Sena, për t’u dëshmuar atletëve që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024, se uji është i pastër.

E veshur me rroba noti dhe syze, Hidalgo notoi bashkë me disa zyrtarë të tjerë, mes tyre: shefi i komitetit organizativ të Olimpiadës, Tony Estanguet, dhe zyrtari i lartë qeveritar i rajonit të Parisit të Madh, Marc Guillaume.

Hidalgo tha se lumi ishte “i mrekullueshëm”.

“Të notosh në Sena! Disa e kanë ëndërruar, disa nuk kanë menduar se mund të ndodhë, dhe ne e kemi bërë të mundshme”, shkroi më pas në Instagram.

“Pas një ndalese 100-vjeçare, atletët do të zhyten vetëm pas pak ditësh gjatë Lojërave. Noti në Sena do të jetë i hapur për publikun që nga vera e ardhshme”, tha po ashtu Hidalgo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura