VIDEO/ Tentuan të bllokonin autokolonën e Papa Françeskut në Romë, arrestohen katër aktivistet

Dec 8, 2024 | 21:54
SHPËRNDAJE

Katër aktiviste janë arrestuar në Romë, pasi u përpoqën t’i afroheshin autokolonës së Papa Françeskut, e cila kalonte në sheshin Piazza di Spagna, teksa qindra qytetarë ishin në protestë kundër ndeshjeve me dema.

xrwma-diadilosi

Sipas mediave të huaja, Papa ishte në shesh për të vendosur lule në statujën e Virgjëreshës Mari, gjatë festës së sotme katolike të Konceptimit të Papërlyer të Virgjëreshës Mari.

Policia dhe roja e papës e penguan fillimisht një grua të afrohej te autokolona e Papës, e cila vazhdoi më pas rrugën normalisht.

Në të njëjtën kohë, edhe disa aktiviste të tjera femra që u shtrinë në rrugë për të bllokuar makinën e Papa Françeskut, u arrestuan nga policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura