Është shoqëruar me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ka qenë anëtari i opozitës në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi i cili ka qëlluar me letra Erion Veliajn, i cili ishte duke folur.
Në këtë momente ka reaguar kryetari i bashkisë, duke i thënë se “je i paaftë”.
Pas incidentit, kryetarja e këshillit bashkiak të Tiranës, Romina Kuko ka njoftuar ndërprerjen e mbledhjes.
Ndërkohë raportohet se ka pasur edhe debate të ashpra mes Tedi Blushit dhe Halit Valterit, ku nuk kanë munguar as grushtet.
DEBATI
Blushi: Po ju kërkoj me mirësjellje të respektoni procedurën
Kuko: Ju lutem zoti Blushi lejoni të mbarojë kryetari pastaj…jemi në momentin kur po parashtron kryetari…Blushi po ndërprisni seancën, po ju tërheq vëmendjen. Mos ndërprisni mbledhjen
Zoti Blushi mos ndërprisni seancën.
Veliaj: Kjo është mungesë edukate, më ngatërron me atë të bllokut.
(Blushi qëllon me letra)
Veliaj: Jeni komplet i paaftë
Kuko: Blushi jeni i ftuar të lini sallën, mbledhja ndërpritet. Policia bashkiake ju lutem
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al