Shqipëria bëri historinë duke u renditur e para në Grupin E, e vlefshme për kampionatin Europian të futbollit që do të luhet në Gjermani në 2024.
Ashtu siç ishte paralajmëruar pas përfundimit të ndeshjes me Ishujt Faroe një feste e madhe ishte organizuar.
Tifozët nuk u larguan për asnjë moment nga stadiumi, por ndërkohë që dritat e stadiumit u fikën, ata ndezën celularët duke dhuruar një spektakël dhe një pamje fantastike.
Më pas janë hedhur edhe fishekzjarre!
Shqipëria barazoi me Ishujt Faroe në “Air Albania” duke grumbulluar në total 15 pikë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al