Armando Broja ka luajtur sfidën e dytë si titullar te Everton U-21. Sulmuesi i Kombëtares i ka dhënë sinjalet e duhura trajnerit të ekipit të parë, pasi u aktivizua për 70 minuta kundër Notingam U-21 që fitoi 2-4.
Broja ishte protagonist te goli i dytë për Everton, para se të zëvendësohej. Në lëvizjet e sulmuesit të Kombëtares vërehet sprtinti tipit dhe goditja në pozicion diagonal.
Portieri i Notingam pret me vështirësi topin e goditur nga Broja dhe është Benjamin që përfiton nga asisti duke shënuar gol. Një gol në minutën e 68-të, që pati vlerë për rezultatin 2 me 4.
Goli i dytë nga Everton me Brojën protagonist: (VIDEO)
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al