VIDEO/ Shpërthejnë polemikat para Botërorit, kontrollet ndaj lojtarëve të Senegalit dhe Uzbekistanit bëjnë xhiron e rrjetit

Jun 9, 2026 | 13:22

SHBA ka premtuar se do të organizojë një Botëror spektakolar, por masat që ka marrë deri tani duket se po acarojnë si tifozët, ashtu edhe ekipet pjesëmarrëse në turne. Përtej situatës së pazakontë me Iranin që do të jetë i detyruar të hyjë në SHBA dhe largohet brenda ditës së ndeshjes, edhe ekipe të tjera janë përballur me situata absurde.

KONTROLLE BOTEROR

Sulmuesi i Irakut, Aimen Hysein, u mor në pyetje për 7 orë në aeroportin e Ccikagos sapo mbërriti në vend, ndërsa gjyqtari somalez Omar Artan u kthye në kufi dhe nuk do të lejohet të marrë pjesë në turne. Por ajo që po bën xhiron e rrjetit janë pamjet e pritjes së delegacioneve të Senegalit dhe Uzbekistanit.

Në rrjet qarkullon videoja e senegalezëve të sapoulur nga avioni, të cilët i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm fizik në pistën e aeroportit të Karolinës së Veriut.

Ndërkohë, më mbërritjen në Nju Jork të Uzbekistanit, edhe lojtarët dhe i gjithë stafi i këtij ekipi i janë nënshtruar një kontrolli të policisë, që tejkalon normalitetin në çdo vend të botës.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura