Adele është vendosur të padisë një revistë franceze, pasi ajo botoi fotot fallco të saj, ku pretendohej se ishin shkëputur nga një videokasetë ku paraqitej fituesja e 6 çmimeve Grammy.
Këngëtarja 23- vjeçare përgënjeshtroi menjëherë fotografitë, të cilat revista“Public” pretendon se janë marrë nga një video e cila ishte regjistruar me një spartphone. Foto u publikuan në numrin e sotëm në faqen e parë të revistës.

Incidenti vjen vetëm pak ditë pasi këngëtarja e hitit “Someone Like You” u nderua me 6 çmime Grammy në Los Angeles, dhe kjo pritet të ndikojë në mbështetjen e fansave ndaj saj.

Avokati i saj tashmë ka filluar procedurat ligjore për të paditur revistën, e cila numëron rreth 3 milionë lexues çdo javë.
© Panorama.al











