Pas takimit me ministrin Andi Salla në ministrinë e Bujqësisë përfaqësues të fermerëve folën për mediat jashtë godinës së ministrisë ku janë mbledhur për protestë këtë të martë.
Ata ranë dakord me ministrin që skema e kërkuar prej tyre për subvencionin e naftës do të kryhet me afat deri në shtator.
Fermerët e tjerë protestues nuk ishin dakord me këtë rënie dakord, pasi nuk mund të pritet deri në shtator.
Ata duan bojkotimin e mallrave serbe dhe subvencionim të menjëhershëm të naftës.
© Panorama.al











