VIDEO/ Po punonte në ahurin e shtëpisë, rrëzohet dhe humb jetën i moshuari!

May 21, 2026 | 10:14

Një i moshuar ka humbur jetën në rrethana tragjike mëngjesin e sotëm (21 maj) në Dibër.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Brezhdan të Njësisë Administrative Kastriot dhe viktima është 70-vjeçari Haxhi Reçi.

Sipas hetimeve paraprake, sot në orën 08:00, i ndjeri ka qenë duke punuar në ahur (kasolle bagëtish) kur është rrëzuar aksidentalisht.

70-vjeçari ka marrë plagë të rënda në trup. Edhe pse u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal Dibër, nuk mundi t’i mbijetonte dëmtimeve dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për dinamikën dhe shkaqet, teksa paraprakisht bën me dije se pista kryesore mbetet ajo e një ngjarjeje aksidentale.

© Panorama.al

Te lidhura