Video-përgjimi, seanca e radhës më 9 shtator

Jul 25, 2011 | 14:45

TIRANE- Gjykata e Larte ka shtyrë për në mesditen e dates 9 shtator, seancen e radhes ne ngarkim te ish zevendeskryeministrit Ilir Meta, per video pergjimin.

Relatori i ceshtjes ka deklaruar ne seancen e sotme se nuk eshte gjetur ende eksperti per problemin e videos dhe kjo sipas tij per mungese kohe.

Pas kesaj, trupi gjykues pa te udhes te bente nje shtyrje te seancave, per ne vjeshte.

Në seancën e kaluar, Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të kreut të LSI-së, Ilir Meta, për administrimin si provë të kasetës së incizuar, së bashku me procesveralin e transkiptimit të videos.

Nderkohe Meta e cilësoi të paprecedentë kërkesën e Prokurorisë për tërheqjen nga paraqitja si provë e videos mes Dritan Priftit dhe Leonard Beqirajt. Në një dalje para mediave,  pak pas përfundimit të seancës gjyqësore, Meta tha se Prokuroria po përdor standarde të dyfishta, që të mos i dalë i pavlefshëm dëshmitari Prifti.

“Dua të shpreh çudinë e madhe për aktin e paprecedentë të Prokurorisë, e cila u tërhoq nga një prej provave, sipas saj, më të rëndësishme që kishte paraqitur për gjykim dhe që ishte në dosjen hetimore. Ishte pikërisht videoja e përgjuesit tim me dikë tjetër. Video, që sipas prokurorisë përgjuesi im merrte 70 mijë euro, në mos gaboj, dhe për të cilën është i pandehur. Video, për të cilën përgjuesi im, sikurse mbani mend në seancën që iu hoq imuniteti në Parlament, pas kërkesës së prokurorisë për marrjen e tij si të pandehur, për shkak të marrjes së rreth 70 mijë eurove në atë video. Kur përgjuesi im deklaroi se e kishte bërë këtë regjistrim të vetes së tij duke marrë eurot, për të provuar fajësinë e Ilir Metës. Është shumë e çuditshme se si prokuroria, në një proces që ka ngritur kundër Ilir Metës, të heqë një provë të tillë, të cilën vetë e kishte paraqitur dhe që është pjesë e dosjes hetimore. Ky veprim i prokurorisë nuk është kaq i çuditshëm, sepse ajo përdor standarde të dyfishta, me qëllim që të mos i dalë i pavlefshëm i vetmi dëshmitar i saj, natyrisht i rremë, i cili qëlloi që të jetë edhe i pandehur”,
u shpreh Meta.

 

© Panorama.al

Te lidhura