VIDEO/ “Nuk më bëhet të iki nga Tirana”, përshëndetja emocionuese e Redon Xhixhës: Do të vij në maj…

Jan 24, 2023 | 23:31
SHPËRNDAJE

Redon Xhixha është zyrtarisht pjesë e Karabakut në Azerbajxhan. Klubi ku la  mbresa ish-futbollisti i Kombëtare Shqiptare, Ansi Agolli, e ka prezantuar plot stil ish-sulmuesin e Laçit dhe Tiranës.

XHIXHA555

Ndërkohë që nuk mungoi dhe videon e lamtumirës nga bardheblu. Në pamjet e publikuara nga klubi kryeqytetas, shfaqej Xhixha, duke falenderuar ish-klubin e tij, teksa premton se do të vijë në maj për të ngritur trofeun me Tiranën.

“Faleminderit Tirana! Po iki si kampion, po iu lë në vend të parë dhe në maj do të vij që të ngremë trofeun e 30-të. Nuk më bëhet të iki nga Tirana”, dëgjohet Xhixha në videon e postuar nga klubi bardheblu.

 

Xhixha ka firmosur kontratë me kohëzgjatje tre vjet e gjysmë, ndërsa nga ky transferim ka përfituar plot 550 mijë euro. 24-vjeçari kryeson listën e golashënuesve të Superiores, me 11 gola, por nga ana tjetër ky transferim do të mbushë arkat e klubit me të titulluar në Shqipëri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura