Ka publikuar këngën e re në trio me Visar Rexhepin dhe Ramadan Krasniqin, projekt ky i finalizuar edhe me videoklip, por kushtuar diskotekës shqiptare ‘’Rinora4’’ në Zvicër. Zanfina është përzgjedhur nga stafi i diskotekës që të jetë e vetmja këngëtare femër në këtë projekt. E ndërsa shijon këtë sukses edhe në turneun e saj nëpër Europë, Zanfina Ismaili ka hedhur në qarkullim fotot e reja të realizuara me fotografin Avni Selmani, ku këngëtarja shihet shumë sensuale dhe provokative. Pas publikimit të këtyre fotove në rrjetet sociale, ka filluar të përhapet një video e cila duket që është virus, por përmban një titull ku thuhet ‘’Publikohet video nudo e Zanfina Ismailit’’, por që nuk preferohet të hapet, për shkak se faqe të ndryshme kërkojnë të tërheqin vëmendjen e njerëzve që të kenë sa më shumë ndjekës në facebook. E ndërkohë që pritet lançimi i shumë projekteve për këtë sezon, fansat e saj në facebook që janë mbi 200 mijë, duhet të shijojnë këngën e fundit të këngëtares.











