VIDEO/ Në formë të shkëlqyer, futbollisti shqiptar gjen golin e tretë në kampionatin ukrainas

Nov 30, 2024 | 21:35
SHPËRNDAJE

Mesfushori shqiptar i Kosovës, Muharrem Jashari, po kalon një moment të artë në elitën e futbollit ukrainas me fanellën e LNZ Cherkasy, teksa ditën e sotme gjeti rrugën e rrjetës në duelin ndaj Veres-Rivne, ku këta të fundit fituan me përmbysje 1-2. 

bandicam 2024-11-30 21-22-54-339

Jashari zhbllokoi sfidën në minutën e 27-të, ndërkohë që miqtë përmbysën rezultatin me Luan në minutat 39 dhe 76. Titullar në këtë duel për skuadrën e LNZ Cherkasy, u aktivizua edhe ish-mbrojtësi i Laçit, Ajdi Dajko, i cili është titullar i padiskutuar te skuadra ukrainase, madje në disa ndeshje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. 

Për sa i përket Jasharit, në këtë sezon, futbollisti shqiptar i Kosovës, në 15 ndeshje ka shënuar 3 gola, si dhe ka dhënë 3 asiste.  

GOLI I JASHARIT: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura