Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni do të bëhet baba për herë të parë.
Mbrëmë në stadiumin “Air Albania”, ai dhe partnerja e tij Uarda Hyseni zbuluan gjininë e bebit përmes “gender reveal”.
Futbollisti nga Berati do të bëhet baba i një djali. Videoja e momentit të zbulimit është bërë viral në rrjet dhe vihet re se të pranishëm nuk kanë qenë shumë persona por vetëm rrethi i ngushtë i dy personave. (VIDEO)
Pas këtij lajmi të bukur, Uzuni është edhe më i motivuar dhe entuziasmuar përpara ndeshjeve të Kombëtares me Çekinë dhe Ukrainën.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al