Mbetën të plagosur nga shpërthimi në Lushnjë, momenti kur deputeti Bujar Çela dhe një tjetër mbërrijnë te Trauma

Mar 1, 2024 | 18:52
SHPËRNDAJE

Pamjet që shihni më poshtë janë të momentit kur deputeti socialist Bujar Çela dhe një tjetër i lënduar nga shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë mbërrijnë në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë mjekim të specializuar.

Kujtojmë se tre të plagosur ishin nisur drejt Traumës, por njëri prej tyre humbi jetën në ambulancë, bëhet fjalë për djalin e drejtuesit të vinçit i cili po ashtu ndërroi jetë pasi telat e tensionit të lartë prekën vinçin.

Ndërsa të lënduarit e tjerë nuk ndodhen në rrezik për jetën dhe po marrim trajtim mjekësor në Spitalin e Lushnjës.

LEXO EDHE: Shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë/ Dalin pamjet e momentit të incidentit të rëndë, telat e tensionit të lartë bien mbi vinç

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim.  Dyshohet se gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.

Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura