Një premtim i bërë nga kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është bërë viral në rrjetet sociale.
Suli u ka premtuar të moshuarve të Kamzës se mund të luajnë në këndin e lojërave që do të ndërtohet në zonë.
Deklarata e tij është bërë në një intervistë që Suli ka dhënë për FaxNews dhe shpjegon planet e tij për mandatin e radhës si kryebashkiak, pasi ai rikandidon sërish në 14 maj.
“Jemi në përfundimin e rehabilitimit të kësaj zone ku do të ketë me kënd lojërash, me lulishte, flas për të gjitha moshat. Dhe për moshën e tretë që mund të lozin dhe mosha e tretë”,- thotë Suli ndër të tjera në video.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al