VIDEO/ Katër gola në 20 minutat e parë, Leverkuseni mposht Dortmundin dhe i afrohet Bajernit

Jan 10, 2025 | 22:51
SHPËRNDAJE

Bajer Leverkusen ka marrë një fitore “të rëndë” në transfertë përballë Borusia Dortmund, duke vazhduar në tentativën për të vënë nën trysni Bajern Munihun kryesues.

asdasdadsasdadsdas

Skuadra e Çabi Alonsos ka triumfuar me rezultatin 3-2 në një duel i cili ka qenë i luftuar deri në fund, edhe pse në startin e sfidës dukej krejtësisht ndryshe. Brenda 20 minutave të parë u shënuan 4 gola, me Tella dhe dygolëshin e Shik për miqtë si dhe Gitens i cili tundi rrjetën për vendasit.

Dormtundi u mundua të kthehej në ndeshje dhe ia doli të shkurtonte diferencën në fundin e saj me Girasi. Por vendasit nuk ia dolën që të shënonin një tjetër gol dhe kësisoj dueli u mbyll me fitoren 3-2 të Leverkusenit, që e sheh veten vetëm 1 pikë larg Bajern Mynih.

Goli i Tella (VIDEO)

Goli i parë i Shik (VIDEO)

Goli i Gitens (VIDEO)

Goli i dutë i Shik (VIDEO)

Goli i Girasi (VIDEO)

fdggfdgdfgdfdgfdgf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura