Starti i Botërorit 2026 vjen përsëri me polemika te Zvicra dhe përsëri për “shqiponjën” nga futbollsitët shqiptarë të saj, më saktësisht, Granit Xhakës.
Të shtunën, futbollistët e Zvicrës ishin të pranishëm në stadium për të parë ndeshjen e bejsbollit mes San Diego Padres dhe Nju Jork Mets. Kamera fokusoi lojtarët dhe në ato momente, Xhaka bëri me duar simbolin e shqiponjës, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe Rikardo Rodriguez i cili kopjoi kapitenin Zvicrës.
Lors de la visite du stade de baseball : Xhaka et Rodriguez posent avec l’aigle bicéphale.
L’humiliation de notre pays continue.@kolly_francois https://t.co/VpdgElM6pL pic.twitter.com/AynmpWUACo
— AI_Ascendant (@AI_Ascendant) June 8, 2026
Pamje të tilla kanë rindezur herë debatet rreth futbollistëve shqiptarë te Zvicra, duke kujtuar ngjarjet e Botërorit 2018 me ndeshjen me Serbinë dhe kaosin që shpërtheu pas saj pas festimeve të Xhakës, Shaqirit dhe Lihtshtajner. Situata përshkallëzoi aq shumë sa asokohe Sekretari i Federatës u detyrua të jepte dorëheqjen.
Federata këtë radhë është munduar të minimizojë gjithçka. “Edhe në miqësoren kundër Australisë në San Diego, shuam persona me origjinë shqiptarë ishin në stadium dhe mbështetën më zë të lartë Granitin dhe ekipin zviceran. Granit Xhaka, si shumë lojtarë të tjerë, u ndal pas ndeshjes për autografe dhe selfie. Në mbrëmje, ai shfrytëzoi rastin për të përshëndetur përsëri komunitetin shqiptar. Kjo skenë nuk ndodhi në fushë dhe nuk ishte pjesë e ngjarjes sportive”, shpjegoi zëdhënësi Adrian Arnold duke u munduar të qetësonte polemikat që kanë shpërthyer në Zvicër.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al












