Rei Manaj shkarkoi një faull ndaj Barish Alper Jillmaz, që solli dhe dëmtimin e këtij të fundit sot. Sivaspor po përballej me Gallatasarin, ndërsa këto të fundit fituan 2 me 3.
Faulli ndodhi në minutën e 96-të dhe krijoi tension në fushë. Manaj mori karton të verdhë për ndërhyrjen ndaj lojtarit të përfaqësueses turke, ndërsa reagoi pas ndeshjes.
“Më vjen shumë keq që po përballem me një situatë të tillë si ajo sot. Dua t’ju informoj juve dhe komunitetin e futbollit që nuk veprova me tendencë për të shkaktuar faul ndaj Barish Alper Jillmaz ose të përfshihesha në një situatë që do ta dëmtonte.
Ky incident ndodhi kur po mundohesha të kontribuoja për skuadrën me adrenalinën dhe emocionin që rezultati i ndeshjes më dha. I uroj Jillmaz me të gjithë zemër shërim të shpejtë dhe shpresoj të të shoh mes nesh sa më shpejt. Kërkoj ndjesë. I juaji, sinqerisht Rei Manaj”, shkruhet në reagimin e Manajt.
Momenti i dëmtimit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al