Shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë, përveç dy viktimave dhe 7 të plagosurve, la pas dhe dëme të mëdha materiale.
Siç shihet dhe nga pamjet, dëmet janë të konsiderueshme, pasi shpërthimi ka thyer xhamat e të gjithë bizneseve dhe banesave që ndodheshin në zonë, por edhe muret e shumë prej tyre.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim. Dyshohet se gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.
Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al