Që nga ora 18:00 e mbrëmjes së sotme, mijëra qytetarë shqiptarë i janë bashkuar protestës në ditën e saj të dhjetë, teksa numri i tyre shtohet masivisht.
Pas protestës para kryeministrisë, ata vërshuan rrugëve të kryeqytetit si një “det” i pamasë dhe me këshillat e pandërprera ndja pjesëmarrësve që të mos përçaheshin e të mos provokoheshin.
Mes thirrjeve ranë në sy edhe ato “Çohuni nga kafja”, duke kërkuar solidarizimin masiv të sa më shumë qytetarëve, duke i ftuar: “Bashkohuni me ne”.
Qytetarët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke i kujtuar edhe ardhjen e fundit.
Nuk munguan as këngët patriotike, si ajo “Xhamadani vija vija”, apo “Për Mëmëdhenë”. Në krye të protestuesve prinin edhe flamujt kombëtarë kuqezi.
Protestuesit vijuan marshimin kilometrik në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në disa segmente rrugore. Mijëra njerëz marshuar në rrugët kryesore të kryeqytetit në protestën e dhjetë radhazi.
Pamjet me dron tregojnë një marshim kilometrik që përshkon bulevardet dhe akset kryesore të Tiranës, ndërsa protestuesit kanë mbajtur flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeveri teknike.
© Panorama.al
















