Një miliarder dhe një inxhinier janë bërë ekuipazhi i parë joprofesionist që kryen një shëtitje në hapësirë.
Ekuipazhi i misionit përfshinte miliarderin 41-vjeçar Jared Issacman, ish-komandantin e Forcave Ajrore 50-vjeçar, Scott Poteet, dhe punonjësit e SpaceX, Sarah Gillis, 30 vjeç dhe Anna Menon, 38 vjeç.
Jared Isaacman dhe Sarah Gillis dolën nga anija kozmike SpaceX rreth 15 minuta larg njëri-tjetrit, të veshur me kostume të dizajnuara posaçërisht.
“Në shtëpi ne të gjithë kemi shumë punë për të bërë, por nga këtu Toka duket si një botë e përsosur,” tha Isaacman ndërsa doli nga anija.
Billionaire Jared Isaacman has become the first person to complete a private spacewalk.
The SpaceX Polaris Dawn spacewalk was labelled a ‘highly risky mission’.
More: https://t.co/vRFSdeAfxy pic.twitter.com/ScjCxnY4VT
— Sky News (@SkyNews) September 12, 2024
Shëtitja e tij në hapësirë zgjati rreth 10 minuta dhe më pas u kthye në kapsulë. Para të enjtes, vetëm astronautët me agjenci hapësinore të financuara nga qeveria kishin bërë një shëtitje në hapësirë. Imazhet e transmetuara drejtpërdrejt treguan se dy personat e ekuipazhit dolën nga kapsula e bardhë Dragon për të fluturuar 435 milje (700 km) mbi Tokë.
Polaris Dawn është i pari nga tre misionet e planifikuara të programit Polaris të sipërmarrësit Jared Isaacman. Ashtu siç bëri ‘Project Gemini’ i NASA -s në mesin e viteve 1960 për programin Apollo, ky synon të mbledhë përvojë dhe të zhvillojë teknika dhe teknologji për misionet e ardhshme tregtare në Hënë, Mars dhe më gjerë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.alWatch Dragon’s first spacewalk with the @PolarisProgram’s Polaris Dawn crew https://t.co/svdJRkGN7K — SpaceX (@SpaceX) September 12, 2024