Dallga e protestuesve shqiptarë mori marshimin tradicional, një rit qytetar i përnatshëm edhe në ditën e dhjetë, duke iu drejtuar bulevardit dhe më tej ministrive.
Ndërsa kaluan tek Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës, ata nuk i kursyen edhe thirrjet “Arresto Belindën” dhe “Ju erdhi fundi”.
Thirrjet u bënë në shenjë revolte për skandalet e ish-zv/kryeministres së shkarkuar, akuzuar dhe me masë sigurie nga SPAK e GJKKO për abuzimet me detyrën dhe dyshimet për korrupsion.
Nuk munguan as thirrjet vijuese me të si “Rama jepe dorëheqjen” ao ‘berisha në burg, rama në burg”, ose “Ju erdhi fundi”, ‘nes♪7r më shumë” dhe “Parlamenti i krimit”.
© Panorama.al
















