Vetting zbulon skandalin në Lushnjë! Si u privatizua ish-Kinemaja Dimërore me dokumente të falsifikuara. Saga e vuajtjeve të pronarit të vërtetë

May 23, 2024 | 20:15
SHPËRNDAJE

EMISIONI VETTING

Të marrësh pronën tënde mund të rezultojë prova më e pamundur në jetë. Të paktën për Sefedin Shefën, banor i Lushnjës, marrja e pronës së trashëguar kështu ka rezultuar. Madje, në vend të marrjes së pronës, Shefa ka provuar edhe ndëshkimin, ndërkohë që ata që kanë falsifikuar kanë gëzuar pronën e tij.

cd69a18c-bd0f-41a6-adcd-176adf962594

Pallati 12-katësh është pikërisht në truallin e ish -Kinemasë Dimërore, siç e kanë njohur lushnjarët e vjetër këtë pronë. Por, kjo godinë, nuk është në zotërim nga Sefedini, i cili është pronari me letra i truallit që prej vitit 4.10.1958, trashëgimi nga i ati Sabri Shefa. Në vend të Sefedinit atë e gëzon ish-punonjësi i kinemasë, Ferit Tabaku.

Për ta gëzuar, Feriti, kanë ndërhyrë zyrtarë, gjyqtarë e  prokurorë, të cilët edhe pas 3 dekadash e kanë lënë Sefedinin me statusin e ish-pronarit.

 “Pronën e ka blerë babai im nga shtetasi Ferit Vokopola  me  4 Tetor 1958. Me 4 nëntor 1958  kohë Këshilli Popullorë i Lushnjës, vendosi shpronësimin e kësaj prone të babait tim me objekt ndërtimin e kinemasë Dimorore Lushnje”, thotë Sefedin Shefa.

Dhe pas 31 vitesh beteje ligjore dhe përballjesh me institucionet, Sefedini tashmë i është drejtuar medias për ta bërë publik këtë çështje, duke kërkuar nga emisioni Vetting të sjellë gjithë sagën e historisë së tij.

Situata bëhet më e çuditshme, kur diskutohet vërtetësia e dokumenteve të marra nga Arkiva Qendrore. Këtë fakt e thekson edhe ish-kreu i Arkivës së Shtetit, Nevila Nika.

“Të gjithë duhet ta dinë, dokumenti është pushtet, në mungesë të dokumentit ti nuk je askërkushti. Një letërnjoftim, të kërkohet një certifikatë, kudo që shkon dhe në qoftëse ti nuk ke dokumente, ti nuk qeveris mirë dhe as lufton korrupsionin”

Saga e vuajtjes së Sefedinit

Historia e kalvarit të Sefedin Shefës, sa në një institucion në tjetrin ka nisur me 16 Gusht 1993, kur objekti i ish Kinemasë Dimërore Lushnje u nxor në ankand nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit. Godinën e bleu një ish punonjës i kinemasë,  Ferit Tabaku. Madje, pronarit të mëparshëm nuk iu dha as dëmshpërblimi për pronën e trashëguar nga i ati.

Në ankand, për privatizimin e këtij objekti mori pjesë edhe ish pronari i truallit nën objekt Sefedin Shefa.  Por, Agjencia Kombëtare e Privatizimit, në momentin e shpalljes së ankandit, nuk e bëri prezent dosjen e paraqitur nga ish pronari, Shefa.

Sipas  Shefës “ Në vitin 1993 doli në ankand edhe ish- kinemaja e Lushnjes dhe sipas ligjit të drejtën e parablerjes e kishte pronari I truallit. I mblodha dokumentet dhe kërkova të hyja në ankand. Ankandi u zhvilluan në 16 Gusht 1993. Pa marrë parasysh dokumentet e mia, ia dhanë ish kinema punonjësit të kësaj kinemaje Ferit Tabakut, në rrugë të kundraligjëshme, duke mos pasur asnjë lloj dokumenti. Vetëm se kishte lidhje krushqie me kryetarin e Bashkisë të asaj kohe”.

41a23b44-5cff-497e-8a00-b9ec3f4e47d3

Sipas ligjit të asaj kohe, pronari i truallit kishte të  drejtën e parablerjes. (ligji i kohës që njihte të drejtën e parablerjes). Por fshehja e kësaj të drejte në momentin e privatizimit bëri që ish kinemanë ta merrte ish punonjësi i saj, Ferit Tabaku, me kushtin që të mos ndryshonte destinacionin. Në vitin 1958 e deri në vitin 1993, trualli i ish kinemasë, ishte i regjistruar në hipotekë me emrin e babait të Sefedinit, Sabri Shefa. Sipas dokumenteve që “ Vetting” ka siguruar nga noteri Adrian Karroçe, përveç vërtetimit hipotekor të  truallit të ish kinemasë, ai ka bërë çeljen e trashëgimisë së kësaj prone të trashëgimtarëve të të ndjerit Sabri Shefa.

Pas këtij viti, kjo pronë ishte hequr në zyrën e kadastrës Lushnje, por jo nga arkiva e shtetit dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Sipas ish drejtoreshës Arkivës së Shtetit Nevila Nika  “arkivistët  konform ligjit japin një kopje të origjinalit të fotografuar, të fotokopjuar apo të skanuar. Vetëm këtë jep”.

Pas ankandit që u zhvillua me 23 Gusht 1993 nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit dhe blerjes së ish kinemasë nga Ferit Tabaku, në 25 Shator 1993 Shefa iu drejtua prokurorisë së Lushnjës. Sipas tij, Tabaku kishte përdorur dokumente të falsifikuara, për marrjen e ish kinemasë pasi ishte e ndërtuar mbi ish truallin që i përkiste familjes së tij.

1 df0512a4-afe8-4ad0-814f-0073d0135edd

Sipas Shefes “ Këtë fakt e ka hetuar prokuroria dhe i ka nxjerrë të fallsifikuara, autorizimin e shitjes kinemas, kontratën e shitjes së kinemasë dhe gent planin e truallit. Një herë e shkruajn 341, një herë e shkruajn  433 dhe një herë e shkruajn 686. Për këtë jo se flas unë, flasin dokumentat”.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit, Prokuroria e Lushnjës, konstatoi dy herë që aktet e shitblerjes dhe të privatizimit ishin falsifikuar. Këtë e ka pohuar vetë asokohe, kreu i Agjencisë Kombëtare të Privatizimit z. Faslli Turku. Ai pohon se kontrata është falsifikuar dhe sipërfaqja e truallit nga 341 metra katror është  bërë 686 metra katror. Korrigjimi i cili është bërë pas privatizimit dhe që është korrigjuar me shkrim dore.

“Prokuroria doli me vendimin e pushoi çështjen për efekt parashkrimi, por asgjësoi dokumentet, që do të thitë falsfikatorët janë të dënuar”, tha Shefa.

Me vendim të datës 16 dhjetor 1993, Gjykata e Lushnjes vendosi prishjen e kontratës së shit blerjes ndërmjet Seksionit të Financës të bashkisë Lushnje dhe ish punonjësit të kinemasë Tabaku. Vendimi ky që mori formën e prerë me 29 dhjetor 1993.

Në kundërshtim me vendimin e formës prerë të dhënë nga gjykatësi në 1993, në vitin 2007, Bashkia Lushnje i dha leje Ferit Tabakut që ish kinemaja të shembej dhe mbi truallin e saj të ndërtohej një pallat 12 katesh.

Një vit, më vonë Ministria e Ekonomisë rinxjerr në ankand ish kinemanë. Mesa duket Ministria nuk ka pasur dijeni  për planet e bashkisë, por secili institucion po vepronte pa ditur cfarë bëhej  jashtë mureve të saj.

Pra, jemi në kushtet kur pronari i truallit  me vendim të formës së prerë, të dhënë nga gjykata për ish kinemanë është Sefedin Shefa dhe njëkohësisht me vendim të pa ekzekutuar. Në të njëjtën kohë, është një pronar i vete deklaruar i cili kishte marrë lejen e ndërtimit dhe një procedurë ankandi që nuk u realizua në asnjë moment.

Sefedin Shefa tregon se si në atë kohë u përplas dyerve të Ministrisë së Ekonomisë, ku i thanë të bënte gati dosjen për ta blerë. Ndërkohë që kjo Ministri, në atë kohë u informua se ishte shitur jo vetëm ndërtesa e ish kinemasë, por edhe trualli që me dokumente deri në vitin 1993 ishte e Sabri Shefës. Pavarësisht procedurave ligjore,  Shefa tregon se cili ishte qëndrimi i Ministrisë së Financave.

LEXO EDHE: Sefedin Shefa tregon zvarritjen ligjore nga prokurorja e shkarkuar nga vettingu! Nga kallëzues, pronari i vërtetë i ish-Kinemasë, u vu nën akuzë për falsifikim

Privatizimi me dokumente false! Juristët zbulojnë për Vetting shkeljet ligjore! Falsifikatori i pronës nga i dënuar, kthehet në viktimë!

Qytetari kërkon ndihmë nga “Vetting”! Gjyqtarë dhe prokurorë në konflikt interesi! Prona e babait, shndërrohet në pallat 12-katësh me dokumente false

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura