Vetting zbulon prapaskenat/ “Dirigjentja” e tendrave, Belinda Balluku dhe tunelit të Llogarasë! “Rastësisht” supervizimin e fitoi ortaku i Evis Berberit, kreut të ARRSH!

Apr 18, 2024 | 23:38
SHPËRNDAJE

EMISIONI VETTING

Qeveria e ka konsideruar ligjërisht Qafën e Llogarasë si një nga zonat më të mbrojtja të vendit, por vetëm deri kur nisi ndërtimit i tunelit…

Zhurmat e makinerive të “Gjoka Konstruksion”, kompani e cila po ndërton si nënkotraktor Tunelin e Llogarasë, nuk kanë nxjerrë në pah vetëm disa shkelje në procedurat e tenderimit të këtij tuneli, por edhe shkeljen e ligjit për Zonat e Mbrojtura, ku më i rrezikuari vijon të jetë Parku Natyror i Karaburunit.

Të dyja shkeljet, ajo e Tunelit dhe e cenimit mjedisor të Parkut Natyror të Karaburunit, rezulton të kenë rrënjët dhe mbrojtjen në zyrat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Vetting” sjellë në këtë episod disa nga prapaskenat me shkeljet ligjore nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, një tender i organizuar dhe dirigjuar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Rreziku për parkun natyror të Karaburunit!

Ajo që dallohet lehtësisht për ata që vizitojnë punimet në këtë tunel është mungesa e monitorimit ndaj këtij projekti, që po zhbën dalëngadalë mjedisin dhe bukurinë e Parkut Natyror të Karaburunit. Ekspertët e Mjedisit janë të alarmuar nga ajo që po ndodh me mjedisin aty, por duket se fjalët e tyre prej kohësh kanë rënë në vesh të shurdhër.

Sipas ekspertit të mjedisit Olsi Nika: “Zonat e Mbrojtura gjithmonë janë nën presion sepse është një hapësirë, e cila në fakt presupozon lënien të pa shqetësuar nga ndërhyrjet e njeriut …dhe në këtë kontekst gjithmonë kanë qenë të kërcënuara…”.

harta speciale

Por si nisi historia me tunelin e Llogarasë?

Më 19 Qershor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapte garën ndërkombëtare për rishikimin e studimit të fizibilitetit dhe hartimin e projektit inxhinierik: “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë” me fond limit 624 milionë lekë ose 6 milionë euro. Në garën për projektimin e tunelit morën pjesë 8 kompani, nga të cilat 6 u s’kualifikuan automatikisht nga Ministria e Infrastrukturës, për mosplotësim kushtesh.

Më tetor 2020, institucioni publik do të shpallte fitues konsorciumin e kompanive “SEED Consulting”, “InfraKonsult”, “iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh”, “ELEA iC d.o.o” dhe “IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring”, me ofertë 618 milionë lekë ose rreth 6 milionë euro.

Në garë u kualifikuan edhe bashkimi i kompanive “SËS Engineering ” spa , “LLAZO” shpk dhe “NET-GROUP” me ofertë 540 milionë lekë. Kjo e fundit është kompania e Valter Begajt, ish-ortaku i ish Drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi,- që të dy të arrestuar dhe nën hetim nga SPAK për tenderat e fituar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Pas përfundimit të garës për studimin e fizibilitetit, më 14 dhjetor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapte garën për tenderin e parë për “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë) me fond limit 19 miliardë lekë ose 190 milionë euro.

Ky tunel parashikohet të ketë një gjatësi prej rreth 6 kilometrash dhe nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas përllogaritjeve, duke kaluar përmes këtij tuneli, me një shpejtësi 50-80 km/orë, koha për të kaluar nga një anë e Llogarasë në tjetrën do të jetë 7- 10 minuta. Tuneli do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij nga dy ura. Kalimi i automjeteve të transportit rrugor në këtë tunel do të jetë me pagesë.

Në dokumentet e tenderit të parë është specifikuar se kompania që do të shpallet fituese, do të ketë në dispozicion 37 muaj ose, një muaj më shumë se tre vite për të realizuar kontratën.

Por gara për tenderin, i cili më vonë do të anulohej, do të shfaqte indicet e para për korrupsion.

LEXO EDHE: 

Vetting zbulon prapaskenat/ “Dirigjentja” e tendrave, Belinda Balluku dhe tunelit të Llogarasë! “Rastësisht” supervizimin e fitoi ortaku i Evis Berberit, kreut të ARRSH!

Tuneli i Llogarasë, Vetting zbulon si u diskriminuan kompanitë me eksperiencë! Balluku i “arnoi” disa herë kriteret e tenderit! Eksperti tregon hilet: Korrupsioni bëhet nga lart

Kush fshihet pas turqve që fituan ndërtimin e “Llogarasë”?! Vetting: Balluku shpalli fituese firmën që ofroi 12 milionë euro më shumë! Deputetët e demaskuan

Vetting/ Ndërtimet në shkelje ligjore në tunelin e Llogarasë, ekspertët ngrenë shqetësimin: Studimi? copy-paste! Po punohet në zona të mbajtura! AKM ‘kyç’ gojën

Hetimi i ri nga SPAK/ Si u ‘kamuflua’ mes grekëve firma “NET-GROUP”! Balluku i thuri lavde, por ‘fshehu dorën” për Evis Berberin dhe Valter Begajn

KLSH nxjerr zbuluar zv.kryeministren! Vetting: Belinda Balluku i shtoi ‘portofolit’ të saj 50 milionë euro! Pikëpyetjet mbi ligjshmërinë aktit-normativ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura