Vetting/ Shkarkimet elektorale, hakmarrja e një kryebashkiaku ndaj drejtoreshës së Kopshtit! E ‘internoi’ në Luz, se nuk i dha listën e punonjësve

Jun 6, 2024 | 20:14
SHPËRNDAJE

EMISIONI VETTING

Shkarkimet elektorale, miliona lekë dëm shtetit

Mosdhënia e listës me votuesit në zgjedhjet vendore ka shënuar edhe stinën e hakmarrjes politike për Mimoza Bidajn, e cila çdo ditë udhëton nga Rrogozhina drejt Luzit.

Ngjarja që sjell në këtë episod Vetting, është zhvilluar në zyrat e kopshtit të Rrogozhinës, ku Edison Memolla ka dërguar Fatmir Meçajn, drejtor i Arsimit në këtë bashki, për të komunikuar me drejtuesen e institucionit para zgjedhjeve të 14 majit.

mimoza bidajjj

Por, “Rrogozhina” është vetëm një rast që ka si shkak shkarkimi hakmarrjen politike, pasi shkarkime të tjera kanë bërë që të kemi sot shifra marramendëse në dëm të buxhetit të shtetit.

Edison Memolla është kryebashkiaku i Rrogozhinës, i cili i fitoi zgjedhjet në Rrogozhinë edhe pse ishte i akuzuar për manipulim në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit 2022.

7b7c407b-5076-4601-a320-a49c40efb27d

Ai i fitoi zgjedhjet me 14 Maj 2023 me 12 vota më shumë se rivali. Votat që e shpallën fitues ishin votat e numëruara nga votuesit në Burgun e Rrogozhinës. Fitorja e tij me këto vota u ankimua në KQZ, e cila më pas vendosi përsëritjen me 23 korrik 2023. Në ripërsëritje ai u shpall fitues me një diferencë krejt të papritur me 1752 të tilla.

db920153-5732-4ab3-9e49-9baf9b9f4d4f

Memolla sot për përballet me SPAK me akuzën e shitblerjes së votës, për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit 2022 kur ai zuri vendin e xhaxhait si kryebashkiak, që kish ndërruar jetë.

Por cila është qasja e 36 vjeçarit, Edison Memolla me administratën?

Vetting sjell një rast të ilustrimit se si Edison Memolla trajton administratën publike. Drejtoresha e kopshtit të Rrogozhinës, Mimoza Bidaj, fillimisht u shkarkua nga puna, sipas saj, për arsye politike. Ajo numëron 39 vite punë në arsim, ku e ka nisur në vitin 1985 si edukatore kopshti në qytetin e saj të lindjes.

Në vitin 2018 Bidaj u komandua si drejtoreshë e këtij kopshti, e më pas, në vitin 2019, ajo u emërua si drejtoreshë e po të njëjtit kopsht! Vendimi u dha nga kryetari i bashkisë së asaj kohe, i ndjeri Haxhi Memolla.

mimoza bidaj

Mosbindja e drejtueses së institucionit për vendosjen në dispozicion të të dhënave të stafit që ajo drejtonte bëri që ndaj saj të nisnin një sërë lëvizjesh për të realizuar shkarkimin nga puna. Për një udhëtim me stafin e saj, Bidaj vendos në dijeni, me datë 25.04. 2023, ZVA Rrogozhinë dhe drejtorin Fatmir Meçaj se me datë 28 të po këtij muaji mësueset do të ishin jashtë Shqipërisë pa të drejtë rroge.

Pikërisht në këtë datë zyra e arsimit kreu inspektim në këtë institucion duke konstatuar mungesën e 8 anëtareve të stafit dhe duke vijuar më tej me vërejtjet me shkrim.

Ajo e kundërshton këtë vërejtje përmes një kërkesë padie për shfuqizimin e kësaj mase disiplinore pranë Gjykatës Administrative të shkallës së Parë Durrës. Në cilësinë e provës materiale, përmes përfaqësuesve ligjorë, drejtoresha ka dorëzuar audio përgjimin, duke nxjerr hapur edhe një herë presionin politik të ushtruar ndaj nëpunësve civil.

dfc59692-adff-4d08-ab10-5539d48c96e5

Bidaj mori edhe një tjetër masë disiplinore nga drejtoria në fund të muajit gusht, pasi nuk arriti të kthehej në kohë në Shqipëri si pasojë e vonesës së avionit. Ligjërisht kjo është një masë e drejtë. Paradoksi është se po ky kryetar Bashkie që merr masa ekstreme për një të tillë vonesë, vetë është i pamundur të gjendet në zyrën e tij.

Në këto kushte ende pa nisur trajtimi ligjor për këtë masë, me datë 14 shtator 2023, me firmë dhe vulë të kryetarit Memolla, Bidaj u shkarkua nga posti i drejtoreshës së kopshtit të Rrogozhinës duke u emëruar si edukatore në kopshtin Luz i Madh.

Arsyeja e shkarkimit, që mbart në urdhër nënshkrimin e kryetarit të bashkisë, është “Lirimi nga detyra Drejtoreshës e Kopshtit për shkak të emërimit në kundërshtim me ligjin”. 

lirim nga detyra

Por si mund të jetë një emërim i paligjshëm kur është kryer përmes portalit të mësuesve dhe përse zoti Memolla e zbuloi këtë 5 vite më vonë.

Vetting ndoqi udhëzimin e zotit Memolla, duke iu drejtuar institucionit me një kërkesë për informacion lidhur me shkarkimet që janë bërë në administratë dhe emërimet e reja.  Përgjigja që morëm ishte:

PËRGJIGJA: “Përshëndetje, Ne lidhje me kërkesën tuaj për informacion ju informojmë si me poshtë: Ne Bashkine Rrogozhine është bere vetëm 1 largim ne kopshtin e Rrogozhinës. znj. Mimoza Bidaj është emëruar edukatore kopshti Luz i Madh. Emërimet i saj është bërë në ketë pozicion pas daljes në pension të edukatores së mëparshme. Aktualisht ne kopshtin Rrogozhine janë regjistruar 130 fëmije dhe 9 edukatore . Ne kopshtin Luz i Madh janë regjistruar 14 fëmijë te ndare ne 2 grupe te përziera dhe 2 edukatore.

edison memolla per vetting

Por sa i ligjshëm është po ky emërim e shpjegon eksperti Ndriçim Mehmeti: Ligji për emërimet: Duhet të kenë arsimin parashkollor, të mos jenë anëtar të një forumi apo organizate politike dhe të ketë referenca të mira. Shkarkohesh për shkelje të disiplinës në punë shkelje të etikës profesionale ndjekje penale etj, etj apo kur je i paaftë fizikisht apo mendërisht”. 

ndricim mehmeti

Por cilat janë kriteret që duhet të plotësojë një kandidat apo kandidate për të drejtuar një kopshte. Si bëhet përzgjedhje e tij, si e parashikon ligji?

Sipas specialistit Ndricim Mehmeti “Po në këtë kopsht, bashkia e Rrogozhinës, për të plotësuar nevojat e saj, ka punësuar dy edukatore të cilat janë me banim në qarkun e Durrësit. Por çfarë parashikon ligji edhe për këtë ndërsa ish drejtoresha e kopshtit u transferua në Luz, dy edukatore të tjera udhëtojnë çdo ditë nga Durrësi për t’u kujdesur për fëmijët e Rrogozhinës.

Mund të realizohen lëvizje paralele, ajo që vjen nga Durrësi emërohet në Luz ndërsa ajo që është me vendbanim në Rrogozhinë caktohet po aty. Nëse një punonjës është i asaj bashkie dhe i ka të gjitha letrat, ka ankesa që në moral janë të padrejta. Që ti ke marr një mësues të arsimit fillor dikur dhe e ke bërë edukatore, vjen një mësues i arsimit parashkollor dhe thotë ai vend është jashtë profilit kështu që duhet të vij unë. Tani e ke mbajtur atë, të ka shërbyer, moralisht është e padrejtë ligjërisht është e drejtë që të largohet nga puna dhe të vijë një tjetër. Por jo të largohesh ti që ke arsimin përkatës dhe të sjellin dikë tjetër sepse pastaj ky është emërim ose nepotike ose partiak a selektiv”.

LEXO EDHE: Shkarkimet politike/ Vetting zbardh episodet e errëta të Rrogozhinës: Xhaxhallarët e kryebashkiakut Memolla nxorën armët në fushatë

Largimet politike nga puna/ Vetting zbardh dëmin që i është shkaktuar buxhetit të shtetit! Gjykatat e mbushura me dosje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura