Vetting/ Saga e vuajtjeve të Mahmude Premçit për legalizimin e banesës: Takova dy herë ministren Balluku, më tha ‘mos më hajde më këtu se do sjell policinë’

Jun 20, 2024 | 23:00
SHPËRNDAJE

EMISIONI VETTING

Zonja Premçi ka 3 fëmijë që janë rritur mes vuajtjes dhe sakrificës ajo shprehet se nuk ka jetuar por kanë mbijetuar.

“Kam dy djem dhe një vajzë, duke shituar banane e cigare. Kam kërkuar ndihmë tek Albpetroli i Fierit se do ikte djali në shkollë nga Liceu i Fierit bëri katër vite do ikte në Itali se ashtu ishte shkolla e lartë atje, për t’i blerë një palë pantallona. Më dhanë 100 mijë lekë ( të vjetra) se rroga ka qenë shumë e ulët e jona. Kur hyri rroga nuk mi hodhën lekët mi mbajtën nga rroga. Kam vuajtur shumë fare dhe po vuaj, të paktën të marrë letrat se unë jam e sëmurë. Kam operimin tjetër tani edhe sëmundjen e kam krijuar këtu, doni të shikoni trupin tim si është mbushur? Më thonë e ke nga stresi”, shprehet  Mahmude Premçi

Premçi e ka çuar historinë e vuajtjes së saj deri në shkallët e ministrisë së Infrastrukturës dhe energjetikës, por përgjigjet e zonjës Belinda Balluku sipas të moshuarës ishin të vrazhda dhe fyese.

“Ngela nga ministria në Albpetrol. Vete tek Albpetroli më thonë e ka ministria. Vete në ministri ç’të bëj zonja ministre, dërgo letra këtej andej, në fund më tha mos hajde më këtu se do të sjellë policinë. Qërohu që këtu, më ra të fikët kur ajo u fut brenda. Nuk e gjeja dot rrugën për në shtëpi. Si përfundim nuk u tremba shkova përsëri, i dola përsëri përpara, zonja ministre më sollën tek ti. Akoma prapë këtu ti? Kam mbaruar punë me ty. Ju lutem vetëm letrat e shtëpisë dua, për fëmijët pasi unë një ditë do të vdes dhe ta fiksoj. Nga shtëpia nuk ka burrë nëne të nxjerrë, tha ministrja po letra tha ajo, nuk e di. Kanë ardhur Albpetroli nga sektori i gazit, jo nga Albpetroli nga drejtoria e madhe, ka ardhur një inxhinier së bashku me dy punëtorë, më tha dilni nga shtëpia. Zoti Erin Braçe nuk mund te të bënte më shumë bravo i qoftë aq bëri kishte mundësi të bënte më shumë nuk e di, më tha ‘nga shtëpia nuk të nxjerr njeri’, se çfarë mori në telefon ata ikën. Paske mik të fortë më thanë dhe unë jua mora atë letrën që prunë ja u grisa dhe jua hodha në surrat. Jam shumë e rënduar. Letra thoshte zonjë dilni nga shtëpia ose dua ju sjellë policinë.”

Por nga vjen kjo dëshirë e kryefamiljares për t’u pajisur me dokumente?

Nga vëzhgimi në terren në zonën e sektorit të gazit shohim se ish-banesat e “Albpetrolit” disa prej tyre janë privatizuar dhe tashmë janë nxjerr edhe në shitje dhe si për ironi të fatit përballë banesës së saj shiten disa shtëpi të cilat siç shkruhen edhe në njoftimin në mure janë të pajisur me tapi.

“Unë nga shteti kërkoj që të bëhem me letra sikurse të gjithë këta komshinjtë që kam përreth. Siç janë të gjithë këta në tokën e Albpetrolit. Mua më kanë futur këtu nuk kam hyrë vetë, po dua të behëm me letra. Këtu mu vra burri me 2 prill 1992. Albpetroli nuk më dha kurrë as një gjë, fare, fare, fare. Vetëm më premtuan që do me jepnin shtëpi. Bën dy pallate nuk më futen. Më thanë pastaj në fund futu këtu. U futa, bëra kërkesat në Albpetrol sikurse më thanë u aprovua. Ju thashë me jepni një letër, më thanë nuk të nxjerr njeri që andej.”

Gazetarët e emisionit “Vetting” nëpërmjet një bisede me një nga banorët e këtyre shtëpive zbulon se edhe çmimet janë mjaft të kripura por sipas tyre pronarët disponojnë certifikata pronësie. Teksa theksojnë se shtëpia ku ata banojnë ka qenë pronë e Albpetrolit dhe është privatizuar.

Gazetarja – Ju e keni këtë?

Banorja – Po

Gazetarja – Sa e shisni?

Banorja – Nuk e kemi ne, jetojmë me qira.

Gazetarja – A jetoni me qira, e ke pyetur sa e shet ky personi? ( pronari i shtëpisë)

Banorja – 50 milionë

Gazetarja – 50 milionë, me dokumente është?

Banorja – Me dokumente.

Gazetarja – Është nga banesat e Albpetrolit a është ndërtim tjetër?

Banorja – Kanë qenë më përpara.

Gazetarja – Sa dhoma janë brenda?

Banorja – Janë dy dhoma dhe një kuzhinë.

Gazetarja – Nuk është kështu shtesë e re që të jetë pa dokumente?

Banorja – Jo, jo me dokumente është po është e ngjitur me këtë këtu. (ndërtesën tjetër).  Nuk i bihet rreth e për qark.

Gazetarja – 50 milionë the apo 50 mijë euro?

Banorja – 50 milionë 50 mijë euro një lloj është. Janë shumë, janë shumë shtrenjtë. Edhe po ta blesh do ti vendosësh çati, se kur bie shi, nuk ja vlen a e kupton?

Gazetarja – Mos i ka pa dokumente, prandaj …?

Banorja –I ka me dokumente i ka.

Si qëndron e vërteta e legalizimeve selektive

Një VKM-në e nxjerrë në vitin 1994 nga qeveria e asaj kohe, e udhëhequr nga Sali Berisha, jepte dorë të lirë që pronat shtetërore të shpërndaheshin tek përdoruesit apo personat që kishin pronën në përdorim apo me qira. Më konkretisht punonjësit e Albpetrol mund të privatizonin pronat e kompanisë.

Në këto momente përfituan shumica e banorëve që jetonin në ambientet e Albpetrol në sektorin e Gazit në Divjakë.

Ndërrimi i qeverisë solli një tjetër praktik ku u reflektua tek pronat publike duke mos lejuar privatizimin e tyre dhe duke mbetur përsëri pronë shtet. Leje për privatizim u anulua duke stopuar kështu procesin e shpërndarjes së pronave.

Për këtë arsye zonja Premçi mbeti e sërish pa një strehë të sigurt.

LEXO EDHE: VETTING/ Vdekja e Gjergji Premçit nga shpërthimi i tubacionit të gazit, 32 vjet pas tragjedisë asnjë hetim, bashkëshortja: Vazhdoj të enden dyerve të gjykatave edhe pse jam kërcënuar

Aksidentet në punë, 77% e rasteve nga mungesa e kushteve të sigurisë! Eksperti për Vetting: Masat kur shkelet ligji nuk janë të ashpra! Ja sektori më me risk

Siguria në punë/ Pesë punëtorë humbën jetën vetëm në maj! ISHPSSH: Numri më i lartë i aksidenteve me vdekje, në sektorin e ndërtimit!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura