Burimet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës – LDK kanë konfirmuar për Prishtina Insight se janë duke vlerësuar nëse duhet të kërkohet nga një nga intelektualët më të respektuar të vendit që të bëhet kandidat i tyre për president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Këto zgjedhje paraqesin një ndryshim të theksuar të peizazhit politik në Kosovë, ngase presidenti do të zgjedhjet me vota të drejtpërdrejta. Deri tani, presidenti është zgjedhur nga parlamenti dhe është konsideruar kryesisht post ceremonial.
Anëtarë kyçë të partisë së dytë për nga madhësia në Kosovë vlerësojnë se Veton Surroi mund t’ua sigurojë fitoren. Publicisti nuk ka ofruar ndonjë koment lidhur me këtë plan dhe nuk iu është përgjigjur pyetjeve të Prishtina Ingisht sa u përket këtyre pretendimeve.
Surroi u tërhoq nga politika në vitin 2007, sepse Ora, partia e tij politike, nuk arriti ta kalojë pragun prej 5% në zgjedhjet e përgjithshme dhe rrjedhimisht nuk arriti të hyjë në parlament, transmeton Zëri.
Disa figura të rëndësishme të LDK-së janë të bindura se Surroin do të mund ta joshin atë që prapë të hyjë në politikë. Ai i ka akuzuar partitë e mëdha politike për vjedhje dhe manipulim të votave dhe për largimin e Orës nga parlamenti pak para shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Të tjerët fajin për dështimin e partisë së tij e kanë gjetur në imazhin e Surroit si elitist dhe i përqendruar vetëm në Prishtinë.
Surroi mbetet figurë popullore në Kosovë, është aktiv në debate publike dhe i favorizuar nga kori diplomatik.
© Panorama.al











