Vetoja ndaj Sirisë, islamikët: Bojkot ndaj Rusisë e Kinës

Feb 6, 2012 | 10:49

Islamikët në Jordani kanë kërkuar që myslimanët dhe arabët në mbarë botën t’i bojkotojnë mallrat ruse e kineze, që pas vendosjes së vetos së tyre për ndëshkimin e Sirisë në Kombet e Bashkuara. Lideri i “Vëllazërisë Myslimane”, Hamam Said, tha se Rusia dhe Kina tregojnë se “ato po marrin pjesë në vrasjen e popullit të Sirisë” dhe e konsideroi veton si sulm “kundër të gjithë arabëve dhe myslimanëve”. Edhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Tavakul Karman, tha dje në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, se të gjitha vendet duhet t’i dëbojnë ambasadorët e Sirisë dhe të tërheqin diplomatët e tyre nga Damasku.

© Panorama.al

Te lidhura