SHKODER – Një 17-vjeçare i jep fund jetës në rrethana misterioze. Xh.Shu-llanji është vetëflijuar pasditen e djeshme me armën e gjahut që i ati mbante në shtëpi. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Mal i Jushit të rrethit Shkodër, ndërsa ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë të kryejë vetëvrasje. Sipas Policisë së Shkodrës, mësohet se viktima adoleshente, e cila ishte e fejuar prej pak kohësh, ka qëlluar veten me çifte në kokë. Saçmat i kanë shkaktuar plagë vdekjeprurëse adoleshentes, e cila ka ndërruar jetë në vend. Një grup hetimor nga Policia dhe Prokuroria e Shkodrës kanë nisur hetimet në lidhje me këtë vetëvrasje. Fillimisht janë marrë dëshmitë e familjarëve të viktimës për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve që e detyruan adoleshenten t’i japë fund jetës. Nga hetimet e para rezulton se kemi të bëjmë me një vetëvrasje të provokuar nga gjendja depresive e viktimës. r.d











