ELBASAN- Gjendet e vetevarur nena e re, lehone. Policia e Elbasanit ben me dije se mbremjen e se merkures eshte gjetur pa jete nga familjaret e saj nje e re 20 vjeçare, nënë lehonë e një foshje tre javëshe.
Ajo i ka dhene fund jetes duke u varur, ne rrethana ende te pasqaruara mire nga policia. Ngjarja ka ndodhu ne fshatin Shënavlash të rrethit të Elbasanit dhe viktima quhet Silvana Bitri.
Sipas policise, ajo është gjetur e vetëvarur në litar në kasollen e bagëtive nga vjehrra e saj.
Te dhenat e para deshmojne per nje periudhe depresioni qe po kalonte nena e re, bashkeshorti i se ciles mesohet te jete qene ne emigracion. Policia ka nisur hetimet per ngjarjen dhe po mbledh deshmite e familjareve.
© Panorama.al











