“Vendi ka nevojë për një qeveri me pjesëmarrje të gjerë e cila duhet të formohet deri në nesër në mbrëmje.” Kështu është shprehur kreu i socialistëve të PASOK, Evangelos Venizelos, pas takimit me Antonis Samaras, i cili ka marrë mandatin për formimin e qeverisë së re.
Venizelos i cilësoi si mjaft zhgënjyese deklaratat e liderit të SYRIZA-s, Aleksis Tsipras, i cili ka tha se nuk do të marrë pjesë në qeveri.
Në të gjithë duhet të krijojmë me shpejtësi një qeveri, tha Venizelos, duke theksuar se nuk ka kohë për procedura të gjata por duhet formuar sa më parë qeveria.
Lideri i Demokracisë së Re e mori sot ne mesdite mandatin për krijimin e qeverisë nga presidenti Papulias. Ky i fundit i tha Samaras se vendi nuk mund të qëndrojë për asnjë moment pa qeveri.
© Panorama.al











