Venger: Nasri dhe Cesk na janë borxhlinj

Jun 14, 2011 | 11:05

Arsen Venger nuk dorëzohet. Ai vazhdon ende të këmbëngulë se asnjë yll i Arsenalit nuk do të largohet nga “Emirates Stadium” këtë merkato. Trajneri i “topçinjve” e ka paralajmëruar Samir Nasrinë se largimi i tij nga Londra nuk është një kapitull i mbyllur dhe se ai do të bëjë gjithçka për të mos lejuar transferimin e fantazistit francez. Përveç Nasrisë, menaxheri i Arsenalit pranoi se një tjetër betejë për t’u fituar është të mbajë edhe kapitenin Cesk Fabregas, që gjithashtu kërkohet me ngulm nga Barcelona. “Do të bëjmë gjithçka për të mbajtur Nasrinë në klub. Dëshira ime është që ai të qëndrojë këtu. Në rast se kthen kokën pas, ai do të kuptojë se ka kaluar shumë kohë me ne. Dhe unë mendoj se nuk e ka përmbushur ende misionin e tij. E njëjta gjë edhe për Fabregas”, ka pohuar Venger.

© Panorama.al

Te lidhura