Opozita në Venezuelë ka zgjedhur 39-vjeçarin Henrikue Kapriles Radonski si njeriun që do të garojë kundër Presidentit Hugo Çavez në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Çavez është në pushtet prej 13 vjetësh dhe raportimet e mediave kanë treguar shumë herë për pak muajt jetë që i kanë mbetur atij për shkak të prekjes nga tumori. Por ai e mohon këtë dhe thotë se ka ndër mend të fitojë sërish Presidencën. Për zgjedhjen e kandidatit të opozitës, të njeriut që do të konkurrojë Çavezin, kanë marrë pjesë rreth 3 milionë venezuelas dhe kjo konsiderohet fitore.











