Nisi me Arbana Osmanin dhe nuk dihet dhe sa prezantuese të tjera do e provojnë prezantimin e programit “Pasdite në Top Channel”. Sipas burimeve të televizionit, moderatorja e sezonit të fundit, Lira Burgija, nuk do ta drejtojë këtë program në sezonin e ri, ndërkohë që drejtuesit e këtij televizioni e kanë kaluar të punojë si gazetare në redaksinë e lajmeve. E ndërkohë, me largimin edhe të autores së programit, Dalina Buzi, drejtuesit kanë filluar t’i vënë gjërat në vijë që tani me organizimin e stafit, për faktin se punët me këtë program nuk kanë shkuar aq mirë. Kështu, oferta për moderatore i është Gerta Hetës, e cila fillimet e saj i ka në radion “Top Albania”. Thuhet se Gerta, e cila tashmë ka krijuar familjen dhe ka një djalë nga martesa, e ka refuzuar këtë ofertë, pasi ajo ka vendosur të shfaqet në një tjetër ekran, me një program muzikor rinor. Le të shohim se cilës, prej prezantueseve me eksperiencë do t’i bëhet oferta për të moderuar “Pasdite në Top Channel”, në sezonin e ri këtë vjeshtë.











