Vendimi, qeveria ndan fondin 99 milionë lekë për komunitetet fetare

Feb 16, 2012 | 11:45
Nga mbledhjet e qeverisë

Qeveria ka miratuar dje vendimin për caktimin e masës së financimit në buxhet për katër komunitetet fetare që kanë nënshkruar marrëveshjen me Ekzekutivin. Këtë vit fondi do të jetë 99 milionë lekë, në krahasim me 100 milionë që ishte një vit më parë. Sipas këtij vendimi, vetëm Kryegjyshata Botërore Bektashiane do të ketë një fond më të madh se ai i vitit të kaluar. Konkretisht, bektashinjtë do të kenë një fond prej 21.9 milionë lekësh, në krahasim me 16.2 milionë që morën një vit më parë. Fondi do të përdoret për pagat e administratës (3 milionë), ndërtimi dhe mirëmbajtja e objekteve të kultit “Odeon” 11.9 milionë dhe 7 milionë për pozitën e veçantë si Kryegjyshata Botërore me qendër në Tiranë. Edhe këtë vit, Komuniteti Mysliman do të marrë pjesën më të madhe të fondit, 28.1 milionë lekë, të cilat do të përdoren: “11.4 milionë lekë për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për punonjësit e administratës; 14.7 milionë lekë për financimin për pagat e arsimtarëve të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar; 2 milionë lekë për rikonstruksionin e kryesisë së KMSH-së”. Në vitin 2011 myslimanët kanë marrë 31.6 milionë lekë. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të marrë një fond prej 24.3 milionë lekësh, ose 1.7 milionë më pak se një vit më parë. Kjo shumë do të përdoret: 19.5 milionë për pagat e administratës, 4.4 milionë për financimin për pagat e arsimtarëve të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar; 370 mijë lekë për riparimin e objektit, kisha Bestrovë. Kisha Katolike do të përfitojë 24.7 milionë lekë, të cilat do të përdorë: 3.9 milionë për pagat e administratës dhe 20.7 milionë për financimin për pagat e arsimtarëve të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

Vendimi
• Komuniteti Mysliman përfiton 28.1 milionë lekë: 11.4 milionë për pagat e administratës; 14.7 milionë për financimin për pagat e arsimtarëve të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar; 2 milionë për rikonstruksionin e kryesisë së KMSH-së.
• Kisha Ortodokse Autoqefale përfiton 24.3 milionë lekë: 19.5 milionë për pagat e administratës; 4.4 milionë për financimin për pagat e arsimtarëve të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar; 370 mijë lekë për riparimin e objektit, kisha Bestrovë.
• Kisha Katolike përfiton 24.7 milionë lekë: 3.9 milionë për pagat e administratës; 20.7 milionë për financimin për pagat e arsimtarëve të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
• Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton 21.9 milionë lekë: 3 milionë për pagat e administratës; 11.9 milionë për ndërtimin e për mirëmbajtjen e objekteve të kultit “Odeoni”; 7 milionë për shkak të pozitës së veçantë si Kryegjyshatë Botërore me qendër në Tiranë dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit.

© Panorama.al

Te lidhura