Vendimi, ndryshojnë afatet për hipotekën e oborreve

Aug 30, 2012 | 11:32

Sa do të paguajnë pronarët, kush përjashtohet nga pagesa.

Përjashtohen tokat mbi të cilat ka ndërtime pa leje.

Qytetarët që kanë ndërtuar shtëpi banimi mbi “oborret në përdorim”(tokë shteti), por që nuk i kanë ato në pronësi të plotë, do të mund t’i regjistrojnë këto objekte dhe të pajisen me hipotekë. Gjatë mbledhjes se qeverisë, Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se vendimi “Për përcaktimin e procedurës së kalimit në pronësi të oborreve në përdorim”, rregullon shumë mangësi, të cilat burojnë nga absurditete burokratike të periudhës para vitit ’90. “Janë me mijëra familje në Tiranë dhe në qytete, të cilat kanë oborrin në përdorim, tokën e babës dhe të gjyshit të tyre, për absurditete burokratike të para viteve ‘90. Ky vendim përcakton të gjitha procedurat se si këto oborre që janë “de facto” pronë e tyre, bëhen pronë e tyre, por që në statusin aktual, ata nuk i përdorin dot për kolaterale”, theksoi Berisha.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura