Vendimi i ri për strehimin, 4000 familje marrin kredi pa interes. Flet kreu i Entit Kombëtar të Banesave

Aug 6, 2012 | 10:11

Enti Kombëtar i Banesave është gati të reagojë për zbatimin me përpikëri të aktit normativ të qeverisë, që përfshin strehimin e kategorisë së atyre që jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve.

Drejtori i Entit Kombëtar të Banesave, Ylli Piro, në një intervistë për gazetën, sqaron se deri më 1 nëntor këta qytetarë duhet të plotësojnë dokumentacionin dhe të përfitojnë kredi me zero për qind për blerje banese, ose, në të kundërt, do të kalojnë te banesat sociale me qira që janë në menaxhim të pushtit vendor.

Drejtori Piro shprehet gjithashtu se nga ana e EKB do të bëhet rakordim i emrave për të nxjerrë një listë të pastër se sa është numri i kësaj kategorie që duhet të përfitojë kredi.

Nga ana tjetër, Enti po vijon punën për strehimin edhe për kategoritë e tjera, dhe aktualisht ka gati pallate në disa rrethe në vend, ku për 2-3 muaj do të bëhet plotësimi i dokumentacionit dhe kalimi i tyre te qytetarët përfitues që kanë plotësuar kriteret ligjore.

(Intervisten e plote me gjithe informacionit per kriteret dhe perfituesit e lexoni sot ne gazeta Panorama, ne versionin print)

© Panorama.al

Te lidhura