Shtesat e rrogave për të gjitha kategoritë e mjekëve të familjes. Bluzat e bardha në zonat e thella, deri në 83 mijë lekë.
Dje vendimi. Drejtoresha Elvana Hana: Përfitojnë edhe infermierët sipas nivelit arsimor. Shtesat 2-5 për qind.
“Për të punësuarit në zonat e thella arrin deri në 83 mijë lekë”
Rriten deri në 5% pagat e personalit të qendrave shëndetësore. Në total, përfitojnë 9300 bluza të bardha. Efektet financiare do të nisin zbatimin që prej datës 15 korrik. Me anë të një konference për shtyp, drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, detajoi vendimin e djeshëm të marrë nga Këshilli Administrativ, si dhe shtesat për çdo kategori, sipas territorit gjeografik që mbulojnë.
“ISKSH miratoi sot vendimin për rritjen nga 2 deri në 5% të pagave të mjekëve të familjes dhe infermiereve të qendrave shëndetësore në të gjithë vendin. Me këtë shtesë pagat e mjekëve arrijnë deri në 83 mijë lekë në zonat e thella malore”, tha Hana.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











