Vendet e huaja, trend për realizimin e videoklipeve

Aug 27, 2011 | 13:21

Ishte Big Mama ajo e cila hapi sezonin e realizimit të videoklipeve jashtë vendit, duke bashkëpunuar me një produksion të njohur turk, për të vazhduar më pas një karrierë të bujshme atje, për t’u pasuar nga kolegu i saj Bertan Asllani, që gjithashtu realizoi një videoklip së bashku me një album muzikor,  po ashtu në Stamboll, por në bashkëpunim me një tjetër produksion, ndryshe nga ai i Big Mamës. Më pas po në të njëjtin qytet shkoi edhe Blero së bashku me ekipin e tij për realizimin e klipit “Summer Love”, një këngë dhe një klip shumë veror pikërisht për sezonin e nxehtë. Para disa javësh, një klip në Angli e pikërisht në Londër realizoi dhe këngëtarja e njohur Jehona Sopi, por kjo e fundit me një produksion nga Kosova, që së bashku kishin udhëtuar drejt Londrës për përfundimin e projektit. Një projekt të ngjashëm në Monako realizoi dhe anëtari i 2Po2 Besniku, projekt për të cilin thuhet se është shumë i kushtueshëm dhe  është paguar një shumë e majme parash. Ndryshe nga këto që përmendëm, këngëtarja e njohur kosovare Adelina Ismaili po qëndron në Paris për realizimin e albumit në gjuhën angleze dhe gjithashtu për përfundimin e projektit të parë që pritet të dalë së shpejti. Dhe nuk mund të lëmë pa përmendur Elvana Gjatën, e cila udhëtoi drejt Greqisë për finalizimin e njërit prej videoklipeve muzikore më të bukurat të kësaj vere, “Afër dhe larg”.   bl. re

© Panorama.al

Te lidhura