Vendet e BE-së kthyen në Rinas 870 shtetas shqiptarë

Jul 30, 2012 | 13:41

Aeroporti i Rinasit

Për 6 muaj në Aeroportin e Rinasit hynë 118 të huaj.

U refuzua qëndrimi në zonën Shengen për shtetasit me pamundësi financiare e me espuls.

Pamundësitë financiare për të qëndruar në vendet e Bashkimit Europian kanë privuar për të shijuar lëvizjen e lirë drejt vendeve të hapësirës Shengen 568 shtetas shqiptarë. Ata janë kthyer sërish në aeroportin “Nënë Tereza” në Shqipëri, sapo kanë zbritur në aeroporte të ndryshme të BE. Ndërsa 302 shqiptarë të tjerë janë kthyer mbrapsht, për shkak se rezultonin të kishin marrë me espuls me afate të ndryshme, që nuk i lejonin të shkelnin për periudha të caktuara në disa shtete europiane. Në një analizë të detajuar statistikore, Policia kufitare e Tiranës ka publikuar shifrat e punës për gjashtë muajt e parë të këtij viti. Nga të dhënat e bëra publike nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit rezulton që në gjysmën e parë të vitit, nëpërmjet Aeroportit të Rinasit, kanë hyrë në Shqipëri reth 118 mijë shtetas të huaj, që duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë 7912 të huaj më shumë.

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).

© Panorama.al

Te lidhura