Vëllai i Siri Kodrës: Unë, agjenti që shkela mbi gjakun e heronjve

Aug 16, 2011 | 10:31
Çaste nga procesi gjyqesor ne gusht 1983

Gani Kodra, oficeri i Sigurimit i rekrutuar nga radhët e familjarëve të heronjve të popullit, për sigurimin e jetës së udhëheqësve komunistë, pohonte në procesin e ’83-shit se ishte pjesë e grupit terrorist që do vriste Enver Hoxhën Pavarësisht rrethanave në të cilat i besuari i Kryeministrit të vetëvrarë në kushte të dyshimta vihej në dispozicion të hetuesisë, apologjia që demonstronte para njerëzve të akuzës dhe trupit gjykues për rolin e tij në “organizatën kundërrevolucionare, puçiste e terroriste të kryesuar nga poliagjenti Mehmet Shehu”, tingëllonte sa absurde, sa edhe qesharake. Vëllai i “Heroit të Popullit”, Siri Kodra, vrarë në Luftën e Dytë Botërore, tregonte se u ishte kundërvënë me ndërgjegje interesave të atdheut e të popullit, për t’u shërbyer agjenturave të huaja antishqiptare. “Roli i spiunit, rrëfente Gani Kodra, më detyroi të shkel edhe mbi gjakun e vëllait”
Në ligjëratën e ish-kreut të grupit të shoqërimit të Mehmet Shehut, si në një pjesë teatrale, shfaqen njëra pas tjetrës episode e ngjarje të padëgjuara që zbulojnë aspekte të veçanta të veprimtarisë agjenturore të “organizatës puçiste e komplotiste” të kryesuar nga Kryeministri i vetëvrarë. Mënyra si vetakuzohet vëllai i “Heroit të Popullit”, vetëm për të shmangur skuadrën e pushkatimit, është pjesa më komike e procesit ndaj Kadri Hazbiut dhe krerëve të tjerë të ish-Sigurimit të Shtetit.
Ballafaqimi në gjyq i Kodrës me liderat e “organizatës terroriste”, sidomos me të pandehurit Feçor Shehu e Llambi Peçini, ka krijuar një situatë groteske, aq sa ka detyruar trupin gjykues ta ndërpresë disa herë seancën. Sidoqoftë, për aq sa e ka realizuar rolin e caktuar në këtë “dramë” besniku i ish-Kryeministrit, është “shpërblyer” me disa vite burg, prej nga doli i sfilitur, por mbi të gjitha i zhgënjyer për dëshmitë e manipuluara në procesin e bujshëm të verës së vitit ’83…
Hetimet e Gani Kodrës
Hetuesia ndaj Gani Kodrës, ish-korrier diplomatik, kryetar dege dhe shoqëruesi i Skënder Shehut, zhvillohet  nga hetuesit Luan Bega, Skënder Myftari dhe Avni Doçi më 21 qershor 1982 deri më 13 korrik 1982. Edhe kjo hyn te materialet e bëra gati nga hetuesia sipas dëshirës së saj, kombinuar me ndonjë provë si element lidhës dhe zbukurues. Ganiu pranon të vihet në dispozicion të hetuesisë për të shpëtuar jetën. Pranon se “ishte i lashtë në veprimtarinë armiqësore”, se ishte njëri prej “pjesëtarëve të organizatës kundërrevolucionare”, se kishte “shkëmbyer sende me përfaqësues të agjenturave të huaja” etj. Pas arrestimit të Kadri Hazbiut, futet edhe implikimi i tij në “organizatë”. Gani Kodra e pranonte në fund tradhtinë ndaj atdheut, porse formulimi ishte bërë i tillë që të jepte të kuptohej se ai nuk i dinte planet që do të ndërmerrte Mehmet Shehu për të kryer “puçin ushtarak”.
Gani Kodra në Gjykatë
Apologjia e akuzës vazhdon në gojën e Gani Kodrës. Ky pranonte “që në fillim” se prej kohësh ishte “anëtar i organizatës antirevolucionare, që drejtohej nga poliagjenti Mehmet Shehu”, duke zbatuar detyrat që i kishte vënë “kryetari”. Apologjia e Kodrës bëhet pastaj teatrale dhe tej mase qesharake. Ai qëndron në foltoren e gjykimit, lëviz vetëm sytë, pranon para se prokurori të mbarojë fjalën se “i pranon plotësisht të gjitha akuzat”. Në rrugën “armiqësore” Gani Kodrën e kishte futur Llambi Peçini, pasi ai i kishte “thënë” se sa të kem Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun, nuk pyes për njeri. Më 1972, Kodra ishte ngarkuar me detyrën e shoqëruesit të Mehmet Shehut, kur ky do të shkonte për kurim në Francë. Kodra e heq veten në rolin e personit që kishte mbajtur lidhjet agjenturore midis Mehmetit dhe djalit të tij, që ishte me studime në Suedi. Mirëpo, Ganiu i tregon këto muhabete me një naivitet të theksuar, a thua se bisedonte kryeministri e ministri i Punëve të brendshme me një person si ai për punë të mëdha. Por, “porosi agjenturore” kishte marrë edhe nga anëtari tjetër i organizatës, Feçor Shehu. Kjo ishte porosi e të vdekurit Mehmet Shehu. Pastaj, ky i fundit sikur ta kishte vëlla, kishte thirrur Gani Kodrën dhe i kishte thënë se kishte vendosur ta fejonte Skënderin me Silva Turdiun, “megjithëse kjo ishte në kundërshtim me vijën e Partisë”. Poliagjenti Mehmet Shehu i kishte dhënë porosi Ganiut të ndikonte tek Skënderi, për t’i mbushur mendjen që të fejohej me Silva Turdiun. Edhe Feçor Shehu kur ishte në spital, e kishte pyetur për fejesën dhe Ganiu i kishte thënë se po bëhej. Feçori sipas Ganiut “kishte mbetur i kënaqur”. Teatralizimi i Gani Kodrës mbyllej me fjalët se këto ishin veprimet, me të cilat ai u ishte kundërvënë “interesave të atdheut, popullit, e Partisë”, duke shkelur mbi “gjakun e vëllait” përfundoi në një “spiun”. I mallëngjyer nga kjo apologji, prokurori i Përgjithshëm që përfaqësonte akuzën, i vë në dukje trupit gjykues se Gani Kodra kishte kryer detyra të rëndësishme në favor të “organizatës kundërrevolucionare, puçiste, komplotiste dhe terroriste”, duke shoqëruar Skënder Shehun e duke i krijuar kushte Fiqerete Shehut për “takime agjenturore”. Procesi vazhdon me situatë humori, kur Llambi Peçini pyet Gani Kodrën se si e kishte “rekrutuar” dhe ky i fundit thotë “pse me rekrutim klasik kujton ti, me deklarata”. D.m.th Kodra thotë se kishte rekrutuar Llambin, por mbi baza shpirtërore dhe jo shkresore. Feçor Shehu ndërhynte duke thënë se detyra e Kodrës ka qenë sigurimi i udhëheqjes dhe fëmijëve të tyre. Feçori pohonte se MPB-ja kishte qenë kundër fejesës së Skënderit me Silva Turdiun.
Dëshmia e Llambi Peçinit
Llambi Peçini fillon të japë pohimet e tij, krejt ndryshe nga apologjitë e të pandehurve të mëparshëm. Që në fillim, Llambi thotë: “Kurrë nuk kam qenë agjent i zbulimeve të huaja, i ndonjë zbulimi të huaj apo i ndonjë personi të veçantë. Kurrë nuk kam qenë armik i Partisë, veçse ushtarak besnik i Partisë dhe i shokut Enver. Unë në disa procese të miat kam deklaruar, kam bërë deponime”.
Në fakt, disa deklarime të Llambit në Hetuesi ishin bërë siç dinte të bënte hetuesia në raste të tilla, përdorimin e torturës si mjet detyrues. Fakt interesant është ai që jepet rreth mundësisë së një atentati ndaj Sadik Premtes në Paris. Njoftimi kishte ardhur nga rezidenca e Parisit, shef i së cilës ishte Llambi. Hetuesia, duke menduar se urdhrin e kishte dhënë ministri Mehmet Shehu, ka dashur të implikojë këta të dy, Llambin e Mehmetin, sado që viktima ishte një figurë e urryer nga regjimi si Sadik Premtja, duke përfunduar kësisoj “agjenturizmin” e dy personave të sipërthënë.
Në fakt, për këtë veprim nuk kishte qenë dakord kryekëshilltari sovjetik Gllaskov, pasi atij në bisedë me Kadri Hazbiun e Zoi Themelin ky veprim i ishte dukur se nxitej nga zbulimi turk. Ndërsa në gjyq jepet ideja se Enver Hoxha e kishte ndaluar veprimin si akt terrorist. Llambi në atë kohë, më 1951, kishte qenë zëvendëskryetar i degës së zbulimit. Atentati ishte kryer pa sukses dhe me porosi të Sigurimit dhe, për këtë shkak, Gllaskovi kishte reaguar. Por, në sallë Kadri Hazbiu ka pranuar se ka qenë ai që ka dhënë urdhër për atentatin ndaj Sadik Premtes. Kjo, sepse ministri Mehmet Shehu nuk ndodhej atë ditë dhe nga Partia kërkohej ngutësisht miratimi për ekzekutim. Enver Hoxha më pas ka kritikuar Hazbiun, pasi zbulimi nuk duhej të merrej me këto gjëra. Në atë kohë kishte dal vullnetar një person i sëmurë me tuberkuloz, që do e vriste pas disa muajsh. Ai kishte thënë ta vriste në Paris Sadik Premten e më pas të vdiste në Shqipëri.
Llambi nuk pranon ato që ka vënë hetuesia në procesverbalin e pyetjeve të tij. Hetuesi i kishte treguar incizimet e deponimeve të Fiqerete Shehu, Skënder SHehut dhe Gani Kodrës, të cilat i ishin vendosur “deponimit” të Llambit. Bëhej fjalë për një deklaratë në Paris sikur një person i paraqitur si “mjek” (i agjenturës amerikane) në vitin 1972 kishte ardhur për të takuar Mehmet Shehun.
Dëshmia e Tahir Malos
49-vjeçari Tahir Malo, punonjës i Sigurimit të Shtetit, thirrej për tri çështje: për trajtimin e kosovarëve, për heqjen e përgjimit të Ambasadës franceze dhe për zbuluesin francez, Alen Zherar e, për rrjedhojë, për Marjeta Shehun, gruan e Bashkim Shehut. Dëshmitari pohonte se në vitet 1964–1975 ka punuar në zbulim, në degën e veçantë që merrej me Kosovën. Me ardhjen e Feçor Shehut në Ministri, Tahir Malo kishte “konstatuar shkelje”, sepse djem që vinin nga Kosova nuk trajtoheshin mirë. Përmendte rastin e një malazezi në origjinë, që kishte punuar për Sigurimin. Kur ai kishte vdekur, kishte shkuar në varrim gati gjithë udhëheqja e zbulimit. Mirëpo, pak kohë më pas, djali i tij u propozua të arrestohej për agjitacion e propagandë dhe ashtu u bë. Zbulimi kishte protestuar, por arrestimi kishte ndodhur. I kujtohej një bashkëpunëtor i Zbulimit nga Kosova me emrin Qazim, me pseudonimin “Mushka”, që banonte në Elbasan e punonte në ndërtim. Pas disa kombinacionesh ia kishin sjellë familjen këtu. Dy fëmijët ia shkolluan në universitet, njëri u bë mjek e tjetri farmacist. Një djalë tjetër, i dërguar nga “një organizatë revolucionare” kishte ardhur në Shqipëri, ishte mbajtur disa kohë në Gjirokastër. Mbaroi universitetin, por u dënua për agjitacion e u burgos. Malo pohonte se si Zbulim (Drejtoria e tretë) ata nuk shihnin materiale që i takonin Drejtorisë së Parë (Kundërzbulimi). Edhe për riatdhesimet ndaj kosovarëve nuk kishin qenë dakord, por fjala nuk i dëgjohej. “Mund të ishin vagabondë ata?” – pyet Aranit Çela. “Jo s’ishin, ata ishin dhe pjesëtarë që kishin marrë pjesë në ngjarjet e Kosovës që ndodhën” – kthente përgjigjen Malo, pa harruar të shtojë se ishin të gjithë njerëz që “ushqenin dashuri për Partinë dhe shokun Enver”. Në lidhje me përgjimet e Ambasadës franceze, Malo pohonte se ata kishin kërkuar një godinë tjetër, si dhe rehabilitim të asaj që kishin. Për këtë arsye u vunë në rrezik instalimet me teknikë operative. Feçori kishte dhënë urdhër që teknika të përdorej me shumë kujdes, pasi mund të zbulohej. Gjatë një mbledhjeje me kuadrot e Sigurimit, rreth nëntorit 1981, Feçor Shehu kishte marrë në telefon Mehmet Shehun për çështjen e Ambasadës franceze, duke i shfaqur mendimin se tani mund të zhbllokohej përgjimi. Dëshmia e fundit kishte të bënte me takimin diku afër universitetit të zbuluesit francez me nusen e djalit të tij, Marjeta Shehun. Kishte ardhur një raport nga një zbulues. Feçori ushtroi marrjen e francezit në gjurmim të pandërprerë. Por, zbuluesit kishin arritur të zbulonin edhe një takim tjetër midis dy personave, por këtë herë në Durrës, në det. Një tjetër takim ishte fiksuar në hotel “Tirana”. Për Feçor Shehun, ai pohonte se i kishte transmetuar porosinë e Kadri Hazbiut, se me francezët duhet të tregonin kujdes, pasi atje shkonte udhëheqja për kurim. Feçori pyet dëshmitarin se propozimet për arrestime i kishte bërë ai apo rrethet. Dëshmitari përgjigjej se “vinin nga poshtë”, por në fund firmoseshin nga Feçor Shehu. Ky i fundit kundërshtonte gjithashtu, duke thënë se MPB kishte bërë përpjekje të shumta për shkollimin, punësimin dhe strehimin e kosovarëve që vinin në Shqipëri.

Dëshmitarë në proces

Kosta Fili
Silva Turdiu
Kreshnik Tartari
Sotir Josifi
Dhimitër Bonata
Halil Pulaj
Ndue Gjini
Isuf Kullolli
Isa Dervishi
Veli Llaka
Misto Theodhori
Ilir Mancaku
Medin Çollaku
Sotir Zavalani
Niazi Hoxha
Nazar Berberi
Ilo Manushi
Qemal Skëndo
Meremet Hila
Jorgo Kostari
Fatmir Gjeli
Bardhyl Çuçi
Hasan Caslli
Sulejman Manoku
Bukurie Labinoti
Jorgaq Mihali
Hasan Flaga
Mihallaq Bushanaku
Xhemal Hasa
Feti Smokthina
Qemal Gjeli
Suzana Tafaj
Shkenca Mëzezi
Bektash Hanxhari
Vaskë Koleci
Vangjel Kote
Niko Paskali
Zabit Gjetani
Zini Muço
Ali Ceno
Turabi Sherifi
Kozma Moja
Resul Elmazi
Esat Mani
Baki Staria
Qemal Birçe
Nazik Tomani
Rexhem Gremi
Ramadan Sançollari
Kleanthi Andoni
Ismail Pepaj
Kopi Niko
Sebahete Erebara
Ibrahim Maliqi
Qemal Xhaferri
Zoi Themeli
Zaim Myftari
Pëllumb Petani
Janio Miho
Xhemal Orhani
Gani Keçi
Arzen Leskoviku
Memisha Stafa
Filat Muço
Hysen Gorica
Pandeli Pano
Xhevdet Miloti
Rexhep Kolli
Dhimitra Jakova
Vasillaq Kokoneshi
Dhimitër Gjino
Faslli Shahinasi
Festim Tare
Refael Qeleshi
Guri Vantasi
Shaban Asllani
Myftar Shahu
Petraq Papathanasi
Pilo Shanto
Zef Çeli
Kujtim Rrushi
Rasim Dedja
Beqir Ndou
Jeta Çeno
Dhimitëqr Laku
Qani Tartale
Hasan Curi
Ndue Jaku
Qemal Gegollari
Arif Llaveshi
Rruzhdi Dade
Dasho Kapaj
Halim Abazi
Hodo Bega
Gani Seseri
Xheladin Seferi
Niazi Jaho
Kujtim Jaho

vijon…

 

AFRIM IMAJ

© Panorama.al

Te lidhura