Vëllai i kryeministrit Rama paditi Gazment Bardhin/ SPAK nuk pranon kërkesën: Asnjë kallëzim i rremë (Dokumenti)

Apr 25, 2024 | 12:30
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës ndaj Gazment Bardhit, duke konstatuar se nuk ka asnjë shpifje dhe asnjë kallëzim të rremë.

bardhi

Për këtë arsye, Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin e paraqitur nga Olsi Rama.

Olsi Rama kallëzoi Gazment Bardhin me pretendimin se ka shpifur ndaj tij, duke e akuzuar si të përfshirë në Laboratorin e drogës në Xibrakë.

Sipas denoncimit të Bardhit, një person i paidentifikuar, i moshës 45 vjec, rezulton të ketë përdorur automjetin me targa AA 653 DM. Bardhi thote se sipas të dhënave TIMS, Olsi Rama është përdorues i këtij automjeti, sëbashku me tre drejtuesit e tjerë të organizatës kriminale.

dokumenti 1

dokumenti 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura